Presidenti Pendarovski në vizitë në Vinicë në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

13 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot e vizitoi Komunën e Vinicës.

Presidenti Pendarovski e vizitoi kompaninë “Makprogres” ku u njoh me punën aktuale të kompanisë, veprimtaria primare e të cilës është prodhimi i produkteve konditore, ripërpunimi, përpunimi përfundimtar i kulturave kokrrizore bujqësore, si dhe segmenti i ushqimit të shëndetshëm.

Përfaqësuesit e kompanisë, e cila me mbi 600 të punësuar është midis kompanive më të mëdha ushqimore në rajon, e njohën Presidentin Pendarovski edhe me planet e ardhshme për investime dhe zgjerim të prodhimtarisë, Para Presidentit Pendarovski u prezantua edhe puna qendrës trajnuese së kompanisë “Progresiv Akademia” në suazat e të cilës funksionojnë Akademia për drejtorë ekzekutivë dhe Akademia Vinçini për zhvillim të shkathtësive teknike.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Pendarovski e vizitoi muzeun lokal arkeologjik dhe historik “Terakota” – Vinicë. Presidenti Pendarovski e pa edhe ekspozitën aktuale të këtij muzeu, i cili përfshin mbi 300 objekte të rëndësishme arkeologjike, duke përfshirë edhe artefaktet më reprezentative dhe unike – ikona terakote nga Kalaja e Vinicës. Kustosët e informuan Presidentin mbi aktivitetet aktuale lidhur me konzervimin e Kalasë së Vinicës, si dhe për projektet dhe ekspozitat në të cilat merr pjesë muzeu, duke përfshirë edhe ekspozitën e ardhshme të ikonave në terakotë në Kordoba, Spanjë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit