Vizita e fëmijëve të kopshtit “Majski cvet” në suazat e Kabinetit të hapur

28 Nëntor 2022 | Kumtesat

Sot, Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot e vizituan fëmijë nga kopshti “Majski cvet” në Shkup.

Vizitorët kishin mundësi të takohen me Presidentin Pendarovski dhe të bisedojnë për dëshirat dhe aktivitetet e tij më të dëshiruar në fëmijëri. Fëmijët treguan mbi aktivitetet e tyre të përditshme, shoqërinë dhe gjithçka që kanë mësuar deri më tani gjatë qëndrimit në kopsht. Para Presidentit Pendarovski recituan vjersha dhe i kënduan këngët të cilat i kishin përgatitur për vizitën e sotshme.

Të punësuarit në Kabinet i shëtitën nëpër hapësirat e punës të Presidentit Pendarovski, si edhe në sallën “Mozaik” me diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, vepër e një prej artistëve tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë – akademiku Gligor Çemerski.

Kabineti i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” në suazat e të cilit, institucionin e vizitojnë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, organizata, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga vendi.

Fëmijët e kopshtit “Majski Cvet” janë, deri më tani, vizitorët më të vegjël në Kabinetin e Presidentit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....