Vizita e nxënësve të SHMQSH Gjimnazi “Nikolla Karev” në suazat e Kabinetit të hapur

8 Prill 2022 | Kumtesat

Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e vizituan nxënës nga Gjimnazi “Nikolla Karev” nga Shkupi, në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur.

Nxënësit kishin mundësi të takohen dhe të bisedojnë me Presidentin Pendarovski, të marrin pjesë në hapësirat ku zhvillohen takimet zyrtare dhe pune, si dhe sallat ku zhvillohen takime, ceremoni, evenimente dhe konferenca për shtyp, seancat e Këshillit të Sigurimit, dorëzimi i letrave kredenciale nga ambasadorët e huaj.

Vizitorët e panë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” të vendosur në të dy muret në Sallën e Mozaikut, simbolikën e të cilit e prezantoi artistja Elena Çemerska, vajza e autorit – akademikut Gligor Çemerski, një nga më artistë të rëndësishëm bashkëkohorë maqedonas.

Nxënësit e SHMQSH Gjimnazit “Nikolla Karev” morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të flamurit shtetëror në sheshin përballë Kabinetit, të kryer nga pjesëtarët e Batalionit për Nderime dhe Shërbim i Armatës, që mbahet me qëllim që të rritet ndjenja dhe respekti për flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si përfaqësues dhe simbol i shtetësisë së vendit tonë.

Vizita e sotme e nxënësve është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, në kornizat e të cilit realizohen takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me Presidentin Stevo Pendarovski. Vizitorët e deritanishëm të Kabinetit janë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga vendi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit