Vizita e pacienteve dhe punonjësve shëndetësorë në suazat e Kabinetit të hapur

27 Tetor 2022 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur sot Kabinetin e Presidentit e vizituan paciente të Shoqërisë për ndihmë dhe mbështetje  të pacientëve të cilët mjekohen nga kanceri “Lubov sme – Jemi dashuri” dhe punonjësit shëndetësorë nga IPSH Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji.

Vizitorëve u janë prezantuar të dhënat historike për objektin, janë informuar mbi punën dhe kompetencat e Presidentit Pendarovski, kurse i vizituan edhe hapësirat ku realizohen takimet zyrtare dhe të punës. Ata kishin mundësi në sallën “Mozaik” ta shikojnë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, vepër e një prej artistëve tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë – akademiku Gligor Çemerski.

Kjo vizitë organizohet me rastin e Tetorit – muaji i ngritjes së vetëdijes për luftën kundër kancerit në gji dhe në suazat e të cilit vizitorët e sotëm kishin mundësi të bisedojnë me Presidentin Stevo Pendarovski dhe bashkëshorten e tij, Elizabeta Gjorgievska ku shprehën falënderim për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të deritanishëm. Gjithashtu, ata e njohën Presidentin Pendarovski dhe bashkëshorten e tij me sfidat me të cilat ballafaqohen pacientët dhe punonjësit shëndetësorë në lidhje me këtë sëmundje te ne.

Duke e prezantuar punën e vet të deritanishme, nga Shoqata “Lubov sme – Jemi Dashuri” informuan mbi aktivitetet e tyre në drejtim të lehtësimit të rrugës së pacientëve onkologjikë në shëndetin e tyre më të mirë, por edhe të familjeve të tyre të cilët i mbështesin në luftën kundër sëmundjes. Gjithashtu, informuan mbi bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, sidomos me Klinikën e onkologjisë dhe radioterapisë në suazat e të cilës ka Kabinet psikologjik dhe ku ka bibliotekë me fond librash të dhuruar nga vetë pacientët.

Duke shprehur mbështetje për aktivitetet për zmadhim të vetëdijes për luftën kundër kancerit në gji, Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja e tij theksuan se ato janë me rëndësi të veçantë për nxitjen e vetëkontrolleve dhe kontrolleve të rregullta të cilat janë të rëndësishme  në zbulimin në kohë dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Kabineti i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” i iniciuar që qytetarëve t’u mundësohen takime të drejtpërdrejta me Presidentin Stevo Pendarovski. Në suazat e këtij aktiviteti Kabinetin e vizitojnë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, organizata, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga vendi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....