Vizita e Presidentit Pendarovski në poliklinikën “Shuto Orizari”

15 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski së bashku me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Zuo dhe Përfaqësuesit e IPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup sot e vizituan Poliklinikën “Shuto Orizari”.

Në mbështetje të Presidentit Pendarovski, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në vend i dhuroi një milion e gjashtëqind mijë denarë IPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup për Poliklinikën “Shuto Orizari”. Mjetet janë për pajisje të Kabinetit RTG, pajisje me mobilie dhe për rikonstruksion të çatisë së kësaj poliklinike. Vizita në Poliklinikën “Shuto Orizari” është faza përfundimtare e këtij aktiviteti pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim dhe realizim të donacionit.

Presidenti Pendarovski theksoi se gjatë vizitës së sotshme të Poliklinikës “Shuto Orizari” kanë pasur nderin ta shohin në vendndodhje donacionin të cilin Republika Popullore e Kinës e dha për Republikën  e Maqedonisë së Veriut dhe konkretisht për këtë komunë e cila sipas të gjitha standardeve në pjesën e shëndetësisë është më poshtë se mesatarja në qytet dhe republikë.

“Vjet, kur nisëm të mendojmë për herë të parë me zotin ambasador se ku do të përdorej më mirë donacioni i tyre, nuk na u nevojit shumë kohë të përcaktojmë se Poliklinika “Shuto Orizari” është një ndër të parat e cila duhet të marrë një ndihmë të tillë që qytetarët e kësaj komune të kenë nivel të mbrojtjes shëndetësore të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë që jetojnë në komunat e tjera në shtet. Ju faleminderit edhe njëherë. Ky nuk është donacioni i parë që shteti juaj e jep për shtetin tonë. Në kohën e pandemisë morëm disa herë pajisje mjekësore, maska mbrojtëse e punë të tjera. Unë shpresoj se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në këtë drejtim”, tha Presidenti Pendarovski.

Ambasadori kinez në vend, Xhang Xuo, theksoi se gjatë vizitës së sotme në njësitë për imunizim, njësinë për shërbimin dezhurn dhe kabinetin e rëntgenit, kishte mundësi të bisedojë me personelin e punësuar mjekësor dhe nënvizoi se është i kënaqur që vëren përmirësim të theksuar të kushteve në këtë institucion shëndetësor.

“Presidenti Pendarovski u jep rëndësi të madhe marrëdhënieve bilaterale midis Kinës dhe Maqedonisë së Veriut dhe mban shkëmbime miqësore me liderët kinezë. Shkëlqesia e tij u takua me këshilltarin shtetëror kinez dhe ministrin e Mbrojtjes Uei Fenghe në mars të këtij viti. Që nga shpërthimi i kovid-19, Presidenti Pendarovski e ka promovuar aktivisht bashkëpunimin midis dy vendeve tona në luftën kundër pandemisë dhe promovimin e shkëmbimeve miqësore për të mirën e popullit dhe thellimin e miqësisë tradicionale midis Kinës dhe Maqedonisë së Veriut,” tha ambasadori Xuo.

Drejtori i IPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup, Viktor Isjanovski theksoi se me këtë donacion do të zmadhohet niveli i mbrojtjes shëndetësore në këtë pjesë të Shkupi, më konkretisht për qytetarët që gravitojnë në këtë poliklinikë.

“Para së gjithash donacioni i referohej parandalimit, kujdesit primar shëndetësor dhe pjesës së shërbimit specialistik ku për herë të parë pas kaq vitesh do të hapet kabineti RTG me të cilin qytetarët do të mund të vijnë dhe të skanohen, me qëllim që të mos i bëjnë ato shërbime shëndetësore në poliklinikat më të largëta”, theksoi Isjanovski.

Donacioni është nxitje për gjetjen e mëtejshme të zgjidhjeve sistemike për sfidat me të cilat përballet kjo poliklinikë, si dhe një pjesë e institucioneve shëndetësore në komunat me një përqindje më të lartë të popullsisë rome, nga aspekti i personelit mjekësor, pajisjeve dhe kushteve të përshtatshme hapësinore, si dhe sa i përket investimit të vazhdueshëm në sistemin shëndetësor dhe mundësimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit