Vizitë e gjimnazistëve nga organizata Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar në suazat e Kabinetit të Hapur

26 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Villa Vodno, sot e vizituan përfaqësues të organizatës së Këshillat Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, gjimnazistë amerikan të cilët ndjekin arsimin në shkollat e të gjithë vendit, si dhe nxënës maqedonas që në periudhën e kaluar ndiqnin mësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës, nxënësin kishin rastin të takohen dhe personalisht të bisedojnë me presidentin Pendarovski, ta njoftojnë për aktivitetet e tyre të deritanishme, në suazat e programit për këmbimin e nxënësve nga arsimi i mesëm, me qëllim të njohjes së tyre me shoqëritë dhe kulturat e të dy shteteve.

Me presidentin Pendarovski, biseduan edhe për punën dhe kompetencate tij, gjithashtu vizituan edhe hapësirat në të cilat janë realizuar takimet zyrtare të punës, sallat për evenimente, ngjarjet dhe konferencat e shtypit.  Mysafirët u njoftuan edhe me një pjesë të të punësuarve në Kabinet si dhe u informuan për historinë e Villës Vodno, për një pjesë të aktiviteteve vijuese si dhe për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

Aktiviteti i sotëm i nxënësve është në kudër të projektit “Kabinet i hapur”, aktivitet që mundëson takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me presidentin StevoPendarovski.

Të gjithë qytetarët e interesuar dhe organizatat që  paraprakisht paraqesin vizitën e tyre në faqen zyrtare të internetit https://pretsedatel.mk/?page_id=3016 do të kenë mundësi ta vizitojnë Kabinetin e Presidentit, të japin ide si dhe propozime të tyre, por edhe të marrin pjesë në ngjarje me karakter publik, të organizuara nga Kabineti.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...