Vizitë e nxënësve nga Komuna Shuto Orizari në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur

7 Qershor 2023 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit nga SHMQSH “Shaip Jusuf” dhe SHTHK “Vëllezërit Ramiz Hamid” nga komuna e Shkupit, Shuto Orizari.

Vizitorët kishin mundësi të takohen me Presidentin Pendarovski dhe të bisedojnë drejtpërdrejt mbi aktivitetet dhe kompetencat e tij, t’i vizojnë hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, si edhe sallat për solemnitetet, takimet, evenimentet dhe konferencat për shtyp.

Në sallën Mozaik, ata e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” të autorit, akademikut Gligor Çemerskit.

Evenimenti i sotëm është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, në suazat e të cilit, deri më tani e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nxënës nga shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare nga vendi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....