Vizitë e studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës në suazat e aktivitetit “Kabineti i hapur”

30 Janar 2020 | Kumtesat

Studentët nga Fakulteti Juridik të Universitetit të Tetovës, sot vizituan Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në suazat e aktivitetit “Kabineti i hapur”.

Studentët kishin rastin të takohen me presidentin Pendarovski dhe drejtpërdrejtë prej tij të njoftohen për kompetencat e tij, t’i vizitojnë hapësirat ku realizohen takimet zyrtare dhe ato të punës, si dhe sallat për solemnitete, takimet, ngjarjet dhe konferencat për shtypi.

Mysafirët nga të punonjësit në Kabinet u informuan për historinë e Vilës Vodno, për një pjesë të aktiviteteve që zhvillohen, si dhe për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

Sot për herëte parë një ceremoni e aktit shtetëror kishte edhe komponentë edukative. Studentët morën pjesë edhe në ceremoninë e dorëzimit të letrave të akreditimit të Maria Virxhinia Mendes da Silva Pina, ambasadorja e sapoemëruar e Portugalisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vizita e sotme në Vila Vodno u zhvillua në kornizat e projektit “Kabineti i Hapur”, aktivitet që mundëson takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me presidentin Stevo Pendarovski. Të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat e interesuara, me paraqitje paraprake në faqen zyrtare të internetit të Presidentit https://pretsedatel.mk/otvoren-kabinet/ kanë mundësinë të realizojnë komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin Pendarovski, t’i këmbejnë idetë, propozimet dhe sugjerimet e tyre, si dhe të marrin pjesë në ngjarje me karakter publik, që do të realizohen në Kabinet.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit