Në suazat e Vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Me këtë rast, Presidenti Pendarovski i vizitoi redaksitë e Ballkanit, Rusisë dhe Ukrainës dhe shprehu mbështetje për punën e tyre. Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski u takua dhe bisedoi me u.d. kryetar i REV-it, Xhefri Gedmin, si dhe me përfaqësuesit e mediumit nga rajone dhe shtete të ndryshme të botës, ku Radio Evropa e Lirë emiton lajme dhe informacione.
Në këtë takim Presidenti Pendarovski me gazetarët bisedoi mbi gjendjen me lirinë e fjalës, mbi kushtet për punën e gazetarëve dhe mbi perspektivat e gazetarisë si profesion. Presidenti Pendarovski theksoi se mediat duhet të vazhdojnë me patjetër të jenë kritikues të zëshëm dhe të kërkojnë përgjegjësi nga marrësit e vendimeve, kur kjo gjë është e domosdoshme, sepse vetëm kështu do të kontribuojnë në lirinë më të madhe të mediave nga njëra anë, dhe në zmadhimin e transparencës së institucioneve nga ana tjetër.
Radio Evropa e Lirë është e pranishme në 23 vende në botë, midis të cilave është edhe Maqedonia e Veriut.