Vizitë të dy ekspozitave në Muzeun e Artit Bashkëkohor

7 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski së bashku me bashkëshorten tij Elizabeta Gjorgievska, sonte në Muzeun e Artit Bashkëkohor vizituan dy ekspozita të vendosura në Fundjavën e Krenarisë dhe në Bienalen e Rinisë.

Presidenti Pendarovski ishte i pranishëm në ekspozitën “Të verbuar nga dashuria” nga Franko B, e cila është pjesë e festivalit Fundjava e Krenarisë, tema vjetore e të cilit është ” E NDRYSHME E PËRBASHKËT: Politikat e miqësisë, dashurisë dhe afekteve. Presidenti shprehu mbështetje për edicionin e nëntë të këtij viti të këtij festivali, i cili është realizuar me një seri ekspozitash, koncertesh dhe shfaqjesh të organizuara nga Koalicioni Margjinat dhe Qendra LGBTI për Mbështetje, në bashkëpunim me MAB dhe “JADRO”.

Presidenti theksoi kontributin e Bienales Ndërkombëtare të Artistëve të Rinj, një ngjarje multidisiplinare e organizuar nga Muzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e artit bashkëkohor qëllimi i të cilit është gjetja e mënyrave dhe krijimi i hapësirave përmes të cilave do të prezantoj drejtimet e reja artistike të brezit të ardhshëm të artistëve dhe kuratorëve.

Përveç rëndësisë së mesazheve që jepen, të dyja ekspozitat janë një shembull pozitiv i bashkëpunimit midis kulturës institucionale dhe jo institucionale në Maqedoninë e Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit