Takim i Presidentit Pendarovski me përfaqësues të bashkësisë vllahe në prag të 23 Majit – Ditës Nacionale të Vllehve

20 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në prag të 23 Majit – Ditës Nacionale të Vllehve, sot priti delegacion të bashkësisë së vllehve në shtetin tonë.

Duke ua uruar festën e ardhshme, Presidenti Pendarovski e theksoi kontributin e rëndësishëm që përfaqësuesit e bashkësisë vllahe e japin për zhvillimin e tërësishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim përfaqësuesit e bashkësisë vllahe folën për mendimet e veta në lidhje me përparimin e deritanishëm në realizimin e të drejtave dhe mbrojtjes së identitetit të vet, etnik, gjuhësor dhe kulturor.

Përfaqësuesit e bashkësisë vllahe e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet e planifikuara me të cilat do të festohet dita nacionale e vllehve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...