Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së krishterë Uji i Bekuar – Theofania

19 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Uji i Bekuar – Theofania, u dërgoi urime të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë këtë festë sipas Kalendarit Julian dhe kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’ju uroj festën e madhe të krishterë Ujin e Bekuar – Theofaninë dhe sinqerisht t’ju dëshiroj së pari shëndet të mirë, gëzim, lumturi dhe bereqet.

Akti i hedhjes së kryqit të shenjtë edhe këtë vit do të na mbledhë buzë ujërave maqedonase që ta dëshmojmë bashkërish shfaqjen e Zotit dhe t’i mbushim zemrat me shpresë dhe besim.

Simbolika e ujërave të pastruara ke të jetë motiv për pastrimin shpirtëror dhe për inspirimin për vepra të mira.

Të kultivojmë mirëkuptimin, harmoninë dhe filantropinë, duke dhuruar vazhdimisht dashuri, kujdes dhe vëmendje.

Gëzuar dhe qoftë e përjetshme festa e Ujit të Bekuar – Theofanisë!

Zoti i shfaq!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....