Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në promovimin solemne të oficerëve dhe nënoficerëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski”

13 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” në Shkup mbajti fjalim në promovimin solemn të klasës së 24-t të kadetëve në gradën e parë të oficerëve – toger, dëgjues të Kursit për oficerë në shërbime me gradën fillestare oficere – toger dhe dëgjues të kursit themelor për nënoficerë në gradën e parë nënoficer – reshter.

Në fjalimin e vet, Presidentja Siljanovska Davkova para kadetëve theksoi se ata bëhen oficerë në një periudhë të pasigurisë globale, të tensioneve gjeopolitike, të konflikteve ushtarake dhe si oficerë në Armatën e NATO-s prej tyre pritet t’i përmbushin standardet më të larta profesionale dhe kriteret e larta.

Presidentja shprehu bindjen se ata do të marrin pjesë aktivisht në ballafaqimin me kërcënimet tradicionale dha kërcënimet e reja asimetrike dhe hibride në hapësirën fizike dhe atë sajber dhe se do të duhet të kontribuojnë për sigurinë dhe mbrojtjen kolektive nëpërmjet pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet paqësore, ta ruajnë kondicionin luftarak në stërvitje ndërkombëtare ushtarake me aleatët tanë dhe me partnerët strategjikë.

Në suazat e ceremonisë solemne, Presidentja Siljanovska Davkova togeres Milica Perishiq nga Mali i Zi i dha pllakën për suksesin më të mirë në klasën e 24-t të kadetëve të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski”.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova.

Të nderuar përfaqësues të Armatës,
I nderuar shef i Shtabit të përgjithshëm,
Të nderuar kadetë të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski”,
I nderuar dekan,
Të nderuar prindër,

Jam krenare për kadetët, jam krenare për ju.  Jam veçanërisht krenare që kadetët më të mira janë femra.  Si komandante supreme e forcave të armatosura, kam me të vërtetë nderin e veçantë të marr pjesë në promovimin në gradën e oficerëve të kadetëve dhe studentëve të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostolloski”. Ju uroj juve, profesorëve tuaj, dhe tashmë thashë, të afërmve tuaj.  Nuk ka investim më të madh se ai në njohuri.

Por, si mësuese, por edhe si grua ju rekomandoj të preferoni autoritet në vend të fuqisë.

Shumë herë kam thënë, por përsëri do të them – ju përshëndes si bijë partizani, si bijë e atij që ka pasur komandant Mihaillo Apostollskin.  Këtë shtet e çliruan të rinjtë, këtë shtet e çliruan njerëzit e përkushtuar ndaj atdheut.  Prandaj edhe unë nuk do të harroj asnjëherë se babai im ka qenë në Brigadën e Parë Sulmuese Maqedonase-Kosovare.

Jam veçanërisht krenare për Akademinë kur dëgjoj se student i dalluar është nga Mali i Zi.  A ka dëshmi më të madhe se kjo për cilësinë e Akademisë dhe për objektivizmin e profesorëve.

Pse e ndava me ju një pjesë të rrëfimit tim personal? Sepse si Komandante supreme e forcave të armatosura se m’u bë e qartë se shumë shpesh fëmijët, bijat dhe bijtë e të angazhuarve tashmë në Armatë dhe në Akademi sikur të duan të garojnë me prindërit e vet.  Dhe atëherë suksesi është me të vërtetë i madh.  Jam e lumtur që këtu nga emrat e lexuar dëgjova emra të përkatësisë së ndryshme etnike, fetare, gjuhësore dhe tjetër përkatësie.  Kjo shkollë nuk është vetë shkollë për njohuri, kjo shkollë, siç dëgjuam nga ajo që është në vendin e parë, është shkollë për jetën, shkollë për solidaritetin, shkollë për humanizmin, shkollë për mirëkuptimin.   Jetët tuaja e di se janë të ndryshme. Por, sot këtu dhe gjatë studimeve bashkohen.  Jeta është një marshim i pandalshëm dhe me gjemba drejt lirisë, drejt njohurisë, drejt sukseseve.  Mos harroni asnjëherë se atë udhë e kanë kaluar dhe e kanë hapur ilindenasit, partizanët, asnomësit, kurse mandej edhe ju.

Armata, është në të vërtetë, një familje me rrëfime personale, megjithatë nuk është vetëm një shumë përfaqësuesish.  Ka diçka të përbashkët – të gjithë ju këtu, për të cilët unë jam krenare, oficerë, nënoficerë, ushtarë, jeni të detyruar nga diçka e shenjtë, me betimin solemn, për të mbrojtur lirinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit atdheut tonë maqedonas.
Kuptohet, ushtria kërkon disiplinë, jo vetëm përkushtim.
Prandaj duhet të jeni të disiplinuar, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, ashtu siç keni studiuar, siç keni mësuar dhe të kryeni obligimet dhe detyrat tuaja si mbrojtës të lirisë dhe nderit të atdheut.

Të nderuar kadetë,
Të nderuar të pranishëm,

Ju bëheni oficerë në një periudhë të pasigurisë globale, të tensioneve gjeopolitike, të konflikteve ushtarake. Si oficerë të Armatës së NATO-s, prej jush pritet të përmbushni standardet më të larta profesionale dhe kriteret më të larta. Jam e sigurt se do të merrni pjesë aktive në përballimin me kërcënimet tradicionale, por edhe me kërcënimet e reja asimetrike dhe hibride në hapësirën fizike dhe kibernetike. Juve do t’ju kërkohet të kontribuoni në sigurinë dhe mbrojtjen kolektive duke marrë pjesë në misione dhe operacione paqeruajtëse, të ruani aftësinë luftarake në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë.

Por ju lutem, mos harroni kurrë nga vini. Mos harroni kurrë betimin tuaj, se ju jeni këtu para së gjithash për qytetarët maqedonas dhe për mbrojtjen e republikës maqedonase.

Me përgjegjësinë dhe disiplinën tuaj, me patriotizmin dhe profesionalizmin tuaj, duhet të jeni shembull dhe krenari për shoqërinë maqedonase. Të jesh oficer, nënoficer, ushtar në armatën maqedonase ishte, është dhe duhet të jetë nder. Si në të mirë ashtu edhe në të keq, shteti dhe qytetarët kanë mundur dhe mund të mbështeten tek ju, armata, jo vetëm në trajtimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave të krizës, por edhe në trajtimin e konflikteve. Atë e keni bërë gjithmonë profesionalisht dhe me vetëmohim. Përndryshe për këtë arsye Armata vazhdon të gëzojë nivelin më të lartë të besimit te qytetarët maqedonas.

Kjo më bën krenare për ju. Kjo i bën familjet tuaja dhe në këtë vapë, miqtë tuaj, por edhe të gjithë bashkëqytetarët tuaj, të krenohen me ju. Promovimi i sotëm do të jetë evenimenti numër një.

Është detyra ime, e jona, juaja është të ndihmojmë në kryerjen e kësaj detyre me dinjitet. Uroj që të vazhdojmë të investojmë në modernizimin dhe pajisjen e Armatës, megjithëse nuk dëshiroj luftëra në botë. Më vjen turp që në shekullin 21 po përballohemi me konflikte ushtarake. Ju kërkoj të jeni të mirëkuptueshëm, siç kishit mirëkuptim tani për kolegen tuaj, për barazinë gjinore dhe për avancimin në karrierë në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet.

Emri i kësaj armate, emri i kësaj akademie ushtarake që personifikon dijen dhe përkushtimin është i madh, emri i gjeneralit Mihaillo Apostolski. Këtu, në këtë vend, shkollohen dhe aftësohen udhëheqësit e tanishëm dhe të ardhshëm të armatës maqedonase, rojtarët e nderit dhe dinjitetit të shtetit. Prandaj e përdor me krenari mbiemrin të respekuar ushtarë dhe oficerë , profesorë të respektuar.

Kjo akademi është e hapur për kadetët e NATO-s dhe vendeve partnere dhe zhvillimi rajonal është shumë i rëndësishëm për mua. Ne shkëmbejmë njohuritë me ta dhe marrim pjesë në ndërtimin e mbrojtjes dhe sigurisë kolektive.

Si përfundim, të nderuar të pranishëm, të nderuar kadetë, të nderuar oficerë, nënoficerë,

edhe një herë, ju falënderoj nga zemra që zgjodhët këtë rrugë. Ju përgëzoj për arritjet tuaja dhe ju uroj suksese të mëdha në kryerjen e detyrës tuaj të përgjegjshme. E juaja jam.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....