Presidenti Pendarovski e mirëpriti Kunio Mikurian, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave

8 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti Kunio Mikurian, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave i cili po qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e konferencës “Nëpërmjet digjitalizimit drejt brezit të ri të bashkëpunimit rajonal” që do të mbahet nesër.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe projektet e realizuara me Organizatën Botërore të Doganave, si dhe mbi obligimet dhe rekomandimet të cilat dalin nga procesi i integrimit evropian, kurse janë në kompetencë të Drejtorisë Doganore Maqedonase në përputhje me prioritetet shtetërore.

Presidenti Pendarovski referoi mbi angazhimet e veta mbi digjitalizimin dhe modernizimin e doganës, si dhe ndërtimin e kapaciteteve të cilat do të çojnë në punën efikase, transparente dhe llogaridhënëse.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit