Takimi me gjeneralin Uesli Klark, ish-komandantin e Komandës së lartë aleate në NATO për Evropën

9 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti gjeneralin Uesli Klark, ish-komandantin e Komandës së lartë aleate në NATO për Evropën.

Në takim u bisedua mbi çështjet rajonale aktuale dhe të sigurisë, gjendjet në rajon dhe janë shkëmbyer mendime mbi gjendjen në Ukrainë dhe rolin e Aleancës në mbrojtjen e popullit ukrainas nga invazioni rus.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke thënë se Maqedonia e Veriut si anëtare në NATO, në suazat e mundësive do të vazhdojë të japë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike, me qëllim përfundimtar ndalim i agresionit ushtarak.

Gjenerali Klark shprehu mirënjohje për kontributin dhe ndihmën që Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re në NATO, ia jep Ukrainës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...