Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, në konferencën “Gratë në politikën e jashtme”

14 Tetor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, nëpërmjet video-mesazhit mbajti fjalim në konferencën e dytë ndërkombëtare “Gratë në politikën e jashtme” që dje dhe sot po mbahet në Shkup. Organizatore e kësaj konference është zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki.

E nderuar znj. Isaki,
Të nderuar të ftuar,

Ju faleminderit për mundësinë që të jem përsëri pjesë e këtij forumi në të cilin diskutohet një temë e rëndësishme siç është barazia gjinore në politikën e jashtme.

Dëshiroj të kërkoj falje që për shkak të obligimeve, nuk kam mundësi të jem pjesë e diskutimit të sotshëm.

Më vjen mirë që kjo iniciativë të cilën e filluam para disa vitesh, fillon të marrë rrjedhën e vet dhe të kalojë në forum ku mund të diskutojmë mbi hapat të cilët na nevojiten, mbi përpjekjet që duhet t’i bëjmë për një barazi gjinore më të madhe dhe për përparim në terrenin e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat në çdo sferë.

Pjesëmarrja e grave në politikë dhe siguri njihet si e drejtë e domosdoshme njerëzore për përparimin global.

Dy dekadat e fundit janë karakterizuar me përpjekjet që të përmirësohen korniza normative dhe politikat për barazinë gjinore, që solli përmirësimin e pozitës së grave dhe përparimin e barazisë gjinore, por pabarazitë gjinore edhe mandej janë shprehur në të gjitha fushat relevante për arritjen e statusit të barabartë social, ndikimit dhe mirëqenies së barabartë të grave dhe burrave.
Pandemia na e dëshmoi në vepër pabarazinë në të cilën jetojmë. Përveç peshës për kryerjen e obligimeve profesionale gratë i kishin edhe obligimet e shtëpisë, kurse kjo e dyta është vend pune pa pagesë të cilin e ka çdo grua.

Kriza në Ukrainë na vërtetoi edhe njëherë se gratë dhe burrat janë cenuar në mënyrë të ndryshme nga konflikti. Gratë ukrainase ballafaqohen me barriera për pjesëmarrjen e tyre ekonomike, qytetare dhe politike, që është penuar edhe më shumë nga rreziqet e brishtësisë ekonomike, kushtet e këqija shëndetësore dhe pasqyrimi në dhunë.

Që të mund të flasim për barazi gjinore, na nevojiten masa dhe hapa shtesë. Për arritjen e barazisë gjinore, nevojitet vendosje efektive e perspektivave gjinore në të gjitha rrjedhat shoqërore, politikat dhe praktikat. Na nevojitet të kemi më shumë gra në pozitat lidere dhe udhëheqëse. Dhe jo vetëm gra, na nevojitet të kemi ndërgjegje të ndërtuar edhe te burrat edhe te gratë për qasje inkluzive në udhëheqjen e proceseve. Gratë dhe nevojat e grave duhet të jenë pjesë e planifikimit dhe krijimit të politikave, si dhe pjesë e marrjes së vendimeve dhe zgjidhjeve që miratohen. Nëse nuk i përfshijmë gratë, ne përjashtojmë gjysmën e popullatës botërore.

Mënyra e vetme për arritjen e prosperitetit të vërtetë në shoqëri është barazia e burrave dhe grave në të gjitha sferat e jetës publike dhe private. Përdorimi i kombinimit më të mirë të mundshëm të përvojës, shkathtësive dhe perspektivave është me rëndësi kyçe për gjenerimin e ideve inovative dhe të shumëllojshme. Nuk mund t’i lëshojmë mundësinë që i jep diversiteti. Gjithashtu nuk duhet të synojmë dallimin vetëm për hir të diversitetit, por të kujdesemi që t’i fitojmë talentet më të mira me kuptimin më të gjerë që të ballafaqohemi me sfidat.

Gratë janë me rëndësi thelbësore për identifikimin e zgjidhjeve të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse të cilat mund të çojnë te paqja e qëndrueshme.

Megjithatë ekzistojnë ende pengesa për pjesëmarrjen e tyre të barabartë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë.

Promovimi i qasjes dhe mundësive për gratë në të gjitha proceset e vendimmarrjes lidhur me paqen, sigurinë, stabilitetin, duke përfshirë edhe zgjidhjen e konflikteve është komponenti kryesor për efikasitet dhe legjitimitet të forcave të sigurisë.

Duhet t’i tejkalojmë paragjykimet dhe supozimet mbi atë si ndërtohet siguria.

Është e rëndësishme të theksohet rëndësia e grave dhe e kompetencave të tyre, jo vetëm si paqebërëse ose për shkak të shkathtësive të tyre diplomatike apo komunikuese, por edhe si ndikuese mbi organizatën në tërësi. Gruaja nuk duhet të shihet vetëm si një kuotë numerike e përmbushur, por si një komponent që i kryen funksionet në të gjitha nivelet, në të gjitha pozitat, në të gjitha sferat e jetës.

Vendimmarrësit në nivelet më të larta duhet ta trajtojnë këtë temë.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit