Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 3 Majit – Ditës së Lirisë së Mediave

3 Maj 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore së Lirisë së Mediave, e dërgoi këtë mesazh:

“Liria e mediave është një nga themelet e vlerave demokratike dhe është me rëndësi thelbësore për zhvillimin demokratik të shoqërisë maqedonase.

Gazetarët cilësorë, profesionalë dhe të pavarur, të cilët e kuptojnë seriozitetin dhe peshën e krijimit të mendimit publik, mund të jenë një zë i fuqishëm i publikut.

Prandaj duhet të vazhdojmë të investojmë në vendosjen e standardeve me të cilat mediat do të mundë të punojnë dhe zhvillohen lirisht dhe në mënyrë të pavarur. Të ndërtojmë atmosferë në të cilën punonjësit në media do të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur. Të kemi virtytin të pranojmë kritikat dhe të mbështesim lirinë e shprehjes. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi media dhe gazetarë të fuqishëm dhe të fortë që do të jenë objektivë në raportim dhe do t’i shërbejnë publikut, e jo elitave politike dhe burimeve të financimit.

Të gjithë punonjësve në media ua uroj Ditën botërore të Lirisë së Mediave.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....