Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës hebraike Jom Kipur

16 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të festës hebraike Jom Kipur, u dërgoi mesazh kryetares së Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Berta Romano-Nikoliq dhe të gjithë përfaqësuesve të Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

E nderuar znj. Berta Romano-Nikoliq
Të nderuar përfaqësues të Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

Më lejoni në emrin tim personal dhe në emrin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju dëshiroj festim të festës më të shenjtë hebraike Jom Kipur – festën e pajtimit, pendimit para Zotit dhe të faljes, ta kaloni në paqe shpirtërore, lutje dhe shpresë.

Këto ditë dedikuar kreshmës dhe kultivimit të traditës janë të domosdoshme për mbajtjen e ndjenjës së paqes shpirtërore, sidomos sot kur mënyra bashkëkohore e jetës sjell pasiguri dhe paparashikueshmëri.

Mundimet e të shkuarës të gërshetuara me sfidat në të ardhmen, do të ndjehen më fuqishëm në ditët përkushtuar Zotit, kurse ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për secilin prej nesh më vete, por edhe për fortësinë e bashkësive tona dhe të shoqërisë në tërësi.

Republika e Maqedonisë së Veriut i falënderon për pasurinë e traditave fetare dhe etnike qytetarët e vet, midis të cilëve është veçanërisht i rëndësishëm kontributi i Bashkësisë së Hebrenjve.

Duke Ju dërguar Juve dhe të gjithë përfaqësuesve të Bashkësisë së Hebrenjve dëshira për një Jom Kipur të bekuar, dëshiroj që kjo periudhë e vitit t’Ju sjellë paqe, dashuri dhe lumturi.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit