Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti anëtarët e korit të fëmijëve “Zllatno sllavejçe” (Bilbili i artë).
Presidenti Pendarovski, duke i uruar për realizimin me sukses të edicionit të 52 të festivalet “Zllatno sllavejçe” i theksoi rëndësisnë dhe rolin që më shumë se gjysmë shekullin i ka ky festival në zhvillimin e kreativitetit dhe talentit të më të rinjve në shtet.
Anëtarët e korit të përhershëm të fëmijëve dhe solistët e “Zllatno sllaveje” ia treguan përshtypjet dhe përjetimet Presidentit për festivalin e mbajtur para pak kohe. Duke kënduar refrene nga hitet e reja të fëmijëve ata u falënderuan për pritjen e sotme dhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme.
Festivali “Zllatno sllavejçe” është mbajtur për herë të parë më 23 maj 1970, i organizuar nga Lidhja për kujdes dhe edukim të fëmijëve të Qytetit Shkup. Tradicionalisht, prej 52 vjetësh, në suazat e festimit të çlirimit të Shkupit, 13 Nëntorit, kori “Zllatno sllavejçe” është pjesë e lekturës muzikore për më të rinjtë.