Select Page

Biografia

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski lindi më 3 prill 1963 në Shkup. Diplomoi në vitin 1987 në Fakultetin për Shkenca Juridike dhe Politike, në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup, kurse magjistraturën dhe doktoraturën i ka mbrojtur në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politike-Juridike në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij”, Shkup.

Në 11 vitet e kaluara ka qenë profesor në Universitetin “Kolegji Amerikan” Shkup, ku i ka ligjëruar lëndët: Siguria ndërkombëtare, Marrëdhënie ndërkombëtare, Hyrja në politikë, Globalizimi, Gjeopolitika, Politika e jashtme e SHBA-së, Politika e jashtme dhe e sigurisë e BE-së dhe Shtetet e vogla në politikën botërore. Në periudhën 1998-2002 ka qenë shef i Drejtorisë për Analitikë dhe Hulumtim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe zëdhënës i kësaj ministrie. 

Nga viti 2001 deri në vitin 2004 është Këshilltar për siguri nacionale i Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2004 deri në vitin 2005 është Kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë Këshilltar për politikë të jashtme i Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2016 deri në vitin 2017 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2017 deri në maj të vitit 2019 ka qenë Koordinator nacional për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Hyrje në NATO. Më 12 maj 2019, me dhënien e deklaratës solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e mori edhe zyrtarisht funksionin e Presidentit të shtetit.

Presidenti Pendarovski është i martuar me Elizabeta Gjorgievskën dhe kanë djalin Ognen.  

Pin It on Pinterest