Këshilli i Sigurimit
hKëshilli i Sigurimit është trupi më i lartë këshillëdhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që i shqyrton çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.
Përpjekjet e Presidentit Pendarovski, si kryetar i Këshillit të Sigurimit, është që Këshilli të takohet rregullisht, një herë në tri muaj, me përfshirjen e përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës.
Mënyra e punës së Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mënyra e realizimit të të drejtave dhe përmbushjes së detyrave të anëtarëve të Këshillit, konvokimi dhe mbajtja e mbledhjeve, zbatimi i qëndrimeve të marra, iniciativat e ngritura dhe mendimet dhe propozimet e dhëna, informimi mbi punën e vet, si dhe çështjet e tjera në lidhje me organizimin e mënyrë së punës së Këshillit, përcaktohen me Rregulloren e Punës së Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mbledhjet e Këshillit janë të mbyllura. Në raste të caktuara seancat mund të jenë edhe publike, për këtë vendos kryetari i Këshillit.
Për anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut:
- Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
-
Dimitar Kovaçevski, Kryeminsitër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,
-
Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Slavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut
-
Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Nenad Markoviq, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” – Fakulteti Juridik
- Veton Latifi, Universiteti i Evropës Juglindore
- Trajan Gocevski, ish-ministër i mbrojtjes dhe profesor universitar
