Komisioni për falje
Në përputhje me Ligjin për falje, procedura për faljen eventuale të personave të dënuar nga Presidenti, fillon me dorëzimin e kërkesës për falje te gjykata e cila e ka marrë vendimin gjyqësor të shkallës së parë.
Lutjen së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, gjykata ia dorëzon Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas procedurës së përcaktuar ligjore, ministri/ministrja e drejtësisë i shqyrton lutjen dhe dokumentet e tjera dhe jep propozimin e vet i cili i dorëzohet Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Komisioni i Faljes i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si trup i përhershëm punues në shërbim të Presidentit, në mbledhjet e rregullta e shqyrton veçmas çdo lutje të mbërritur për falje së bashku me propozimin e ministrit/ministres së drejtësisë.
Komisioni, me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm, përcakton mendim përkatësisht propozim i cili i dorëzohet Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në bazë të mendimit të Komisionit, si dhe në bazë të propozimit të ministrit/ministres së drejtësisë, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut merr vendimin përfundimtar.
Vendimet e Presidentit janë publike dhe shpallen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Kryetar i Komisionit për Falje është prof. dr. Metodija Kanevçev, kurse anëtarë të Komisionit janë:
- prof. dr. Gordan Kallajxhiev
- prof. dr. Arlinda Kadri Shahinoviq
- dr. Zora Mitiq
- mr. Ana Gjorgjieva Ivanovska
- Ajten Shaqiri