Presidenti Pendarovskiu mbajti fjalim në Forumin: “Organizata jofitimprurëse dhe vlerësimi i rrezikut – angazhim dhe leksione shkencore për implementim efikas”

10 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti videofjalimin për Forumin rajonal:“Organizata jofitimprurëse dhe vlerësimi i rrezikut – angazhim dhe leksione shkencore për implementim efikas”, i organizuar nga Drejtoria e Inteligjencës Financiare të Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendrës Evropiane e së drejtës jofitimprurëse dhe Shoqatës Konekt, që mbahet me rastin e prezantimit të Raportit të vlerësimit të kryer për rrezikun e financimit të terrorizmit për organizatat jofitimprurëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se raporti është shumë i rëndësishëm për ne, si një tërësi e  praktikave të mira të njohura në nivel ndërkombëtar, që paraqesin mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe të njohurive. Njëkohësisht Presidenti Pendarovski shprehi pritshmëri që vitin e ardhshëm Manival do të implementojë vlerësim rigoroz të tërë sistemit shtetëror dhe përgjegjësinë e tij për t’i detektuar rreziqet e larjes së parave.

“Ky Raport i vlerësimit të realizuar nga rreziku i financimit i terrorizmit për organizatat jofitimprurëse në vendin tonë ngjall shpresë që me implementimin e rekomandimeve do ta bëjmë sistemit më të fortë dhe më të përgatitur që të merret me kërcënimin e terrorizmit dhe burimet joligjore të financimit të tij”, tha presidenti Pendarovski, duke shtuar që në këtë mënyrë do ta fuqizojmë besimin e qytetarëve dhe të partnerëve tanë evropianë, në kapacitetin dhe integrimin e institucioneve vendore përgjegjëse si bartëse kyçe të konceptit të qeverisjes së mirë.

Në fjalimin e tij presidenti Pendarovski e potencoi nevojën e mekanizmave për njohjen e hershme të financimit të terrorizmit nga organizatat që fshihen pas emrave formalë nga sektori joqeveritar.

“Publiku maqedonas duhet të informohet dhe të edukohet në mënyrë të duhur për veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse, të cilët prapëseprapë duhet që edhe vetë t’i fuqizojnë kapacitet e tyre për njohjen e rreziqeve që dalin nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit”, shtoi presidenti Pendarovski.

Sipas presidentit Pendarovski lufta kundër terrorizmit patjetër duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsektoriale dhe sistematike. “Duhet patjetër t’i fuqizojmë kapacitetet tona aktuale dhe ta ndërtojmë qëndrueshmërinë të sistemeve tona të sigurisë, por edhe ato financiare kah sulmet potenciale terroriste”, nënvizoi presidenti Pendarovski duke theksuar që ai është detyrimi ynë, jo vetëm si vend – anëtar i Aleancës së NATO-s dhe si kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe si prioriteti ynë shtetëror.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....