Komisioni i Dekorimeve

Në përputhje me kompetencat dhe ingjerencat e veta kushtetuese, Presidenti jep dekorime dhe mirënjohje në përputhje me ligjin. Për këtë qëllim formohet Komisioni i Dekorimeve dhe Mirënjohjeve.

Komisioni i Dekorimeve dhe Mirënjohjeve është trup i përhershëm pune i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që përbëhet nga presidenti dhe anëtarët të cilët i emëron Presidenti nga radhët e individëve dhe përfaqësuesve të shquar nga organet dhe organizatat shtetërore kompetente, shoqatat e qytetarëve, institucionet shkencore, profesionale dhe institucionet e tjera.

Kryetar i Komisionit të Dekorimeve dhe Mirënjohjeve të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është Marjan Gjurovski, kurse anëtarë të komisionit janë: Darko Pançev, Biljana Peeva-Gjuriq, Vesna Gjinovska-Illkova, Mirosllav Stojanovski, Amernis Jovanovska Nokshiqi, Akademiku Gazanfer Bajram, Biljana Georgievska – Spasovska, Petrit Saraçini dhe Demiri Bejtulla.

Komisioni punon në bazë të dispozitave të ligjit për Dekorime dhe Mirënjohje të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Iniciativat për dhënien e dekorimeve dhe mirënjohjeve i dorëzohen Komisionit për Dekorime dhe Mirënjohje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Komisioni, mandej, i shqyrton iniciativat e dorëzuara në mbledhje dhe në bazë të analizës profesionale jep mendimin për bazën e kërkesave të përmbajtura në këto iniciativa. Komisioni, në fund, Presidentit Pendarovski i dorëzon propozime për dhënien e dekoratës dhe mirënjohjes përkatëse.

Dekorata të Republikës së Maqedonisë së Veriut
– Dekorata e Republikës së Maqedonisë së Veriut
– Dekorata “8 Shtatori”
– Dekorata “Ilinden – 1903”
– Dekorata për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut
– Dekorata për Merita Ushtarake

Medalje të Republikës së Maqedonisë së Veriut
– Medalja për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe
– Medalja për Trimëri.