Mbrojtja dhe siguria
Në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë, kurse në përputhje me kompetencat e veta kushtetuese dhe ligjore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut si Komandanti suprem i forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut e emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe emëron dhe shkarkon gjeneralë. Ai është kryetar i Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe emëron tre anëtarë të këtij Këshilli. Presidenti, gjithashtu, e emëron dhe shkarkon Drejtorin e Agjencisë së Zbulimit.
Në realizimin e mbrojtjes, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti suprem i Armatës:
- miraton strategji për mbrojtje të Republikës;
- miraton plan për mbrojtje të Republikës;
- miraton vlerësimin e rreziqeve të mundshme ushtarake dhe të rreziqeve të tjera me të cilat kërcënohet sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Republikës;
- përpilon dokumente për funksionimin e Presidentit në gjendje lufte;
- i përcakton masat e gatishmërisë dhe urdhëron zbatimin e tyre;
- përcakton organizimin dhe formacionin e Armatës;
- miraton dokumente për përdorim të Armatës dhe urdhëron përdorimin e saj;
- jep miratim të dokumenteve për zhvillim të Armatës;
- i përcakton masat për zmadhim të gatishmërisë luftarake të Armatës dhe urdhëron zbatimin e tyre;
- urdhëron mobilizim të Armatës;
- e përcakton komandimin në Armatë;
- miraton dispozita mbi gatishmërinë luftarake, luftën e armatosur dhe mobilizim në Armatë;
- vendos eprorë në vendet e formacionit, gjeneralë, dhe i përparon dhe shkarkon gjeneralët;
- i vendos dhe i tërheq atashetë e mbrojtjes dhe përfaqësuesit ushtarakë me propozim të ministrit të mbrojtjes.
Në realizimin e funksioneve nga fusha e mbrojtjes, Presidenti i Republikës dhe Komandanti suprem i Armatës miraton akte nënligjore.
Presidenti i Republikës miraton urdhër për pjesëmarrje të Armatës në largimin e pasojave nga gjendja e jashtëzakonshme, e luftës dhe e krizës.
Presidenti përfshihet aktivisht në të gjitha proceset e sigurimit të cilat janë në kompetencë të tij, duke këmbëngulur që gjatë kësaj të trajtohen të gjitha çështjet e sigurisë në përputhje me trendet më të reja bashkëkohore të sigurisë.