Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit është trupi më i lartë këshillëdhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që i shqyrton çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.
Mënyra e punës së Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mënyra e realizimit të të drejtave dhe përmbushjes së detyrave të anëtarëve të Këshillit, konvokimi dhe mbajtja e mbledhjeve, zbatimi i qëndrimeve të marra, iniciativat e ngritura dhe mendimet dhe propozimet e dhëna, informimi mbi punën e vet, si dhe çështjet e tjera në lidhje me organizimin e mënyrë së punës së Këshillit, përcaktohen me Rregulloren e Punës së Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mbledhjet e Këshillit janë të mbyllura. Në raste të caktuara seancat mund të jenë edhe publike, për këtë vendos kryetari i Këshillit.