Политика за колачиња

Нашата веб-страница користи колачиња за подобро разбирање на користењето на веб-страницата од посетителите, подобрување на искуството на корисниците и оптимизирање и подобрување на функционалноста на веб-страницата. За повеќе информации за колачињата, како интернетот ги користи вашите информации и за резиме на опциите кои ви се достапни, ве молиме посетете ја политиката за колачиња.

Always Active

Kолачиња што се потребни за функционирање на веб-страницата. Овие колачиња анонимно ги обезбедуваат основните функционалности и безбедносни карактеристики на веб-страницата.

No cookies to display.

Kabineti i Presidentit

Kabineti i Presidentit është shërbim profesional i cili punon në mbështetjen dhe realizimin e aktiviteteve dhe prioriteteve të parapara në mandatin e Presidentit të marrë nga qytetarët në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta.

Organizimi i Kabinetit bëhet me vendim të Presidentit, kurse Kabinetin e udhëheq Sekretari i përgjithshëm, i cili emërohet nga Presidenti dhe është përgjegjës për të gjithë punën e Kabinetit. Sekretar i përgjithshëm i kabinetit të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova është Gjorgi Bozinov.

Kabinetin e Presidentit e përbëjnë edhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm dhe këshilltarët e veçantë të emëruar nga Presidenti, nëpunësit e kabinetit, këshilltarët shtetërorë, bashkëpunëtorët e jashtëm, nëpunësit administrativë, si dhe personat të cilët janë pjesë e trupave të përhershëm dhe të përkohshëm të Kabinetit.

Në përbërjen e shërbimit të përhershëm profesional të Kabinetit  janë këshilltarët shtetërorë për politikë të jashtme, si dhe për çështje kushtetuese, sektorët për politikë të jashtme, politikë të brendshme, mbrojtje dhe siguri, marrëdhënie me publikun, çështjet organizative dhe juridike, si dhe njësitë e pavarura për çështjet financiare dhe burimet njerëzore të cilët punojnë për mbështetje të qëllimeve dhe prioriteteve. 

Asistentja ekzekutive e Presidentit është kompetente për mbajtjen dhe rregullimin e agjendës së Presidentit në punën e përditshme, pranimin e postës, delegacioneve e palëve dhe aktivitetet e tjera organizative në mbështetje të Presidentit.

Nëse dëshironi të caktoni një takim me presidenten Gordana Siljanovska Davkova ose dëshironi të  dërgoni kërkesë presidentes, këtë mund ta realizoni nëpërmjet numrit të telefonit +389 2 3253 105 dhe postës elektronike contact@president.mk.

Gjorgi Bozinov

Sekretar i përgjithshëm

Goran Momiroski

Zëvendëssekretar i përgjithshëm

Bashkëpunëtorë të jashtëm