Toshe Zafirov

Toshe Zafirov

Zëvendëssekretar i përgjithshëm

е-mail: [email protected]

telefon: +389 72 315 589

Biografija

Toshe Zafirov iu bashkëngjit Kabinetit të Presidentit pas më shumë se një dekade përvojë në sektorin qytetar. Ka punuar në Institutin Progres si koordinator projekti, kurse më vonë edhe si drejtor i programit në shumë projekte ndërkombëtare dhe kombëtare me partnerë rajonalë dhe partnerë nga shumë shtete evropiane, me mbështetje të BE-së Si drejtor i programit dhe hulumtues ka punuar mbi arsimin politik të të rinjve, integrimin dhe pjesëmarrjen e pakicave në shoqërinë qytetare, procesin e pajtimit në rajon, punën dinjitoze, barazinë dhe solidaritetin në integrimet në BE, mediat digjitale dhe komunikimet.

Ka bashkëpunuar me institucionet nacionale, partitë politike, organizatat qytetare, mediat dhe fondacionet e huaja si: Fondacionin “Kalevi Sorsa” nga Finlanda, Qendrën Ndërkombëtare “Ollof  Palme” nga Suedia, Fondacionin “Fridrih Ebert” – zyra në Shkup, Fondacionin “Maks van der Shtull” nga Holanda, Fondacionin për Studime Evropiane Progresive nga Brukseli dhe Fondacionin Uestminster për Demokraci të Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe

Në Kabinetin e Presidentit fokus kryesor i tij janë politikat vendase, bashkëpunimi me sektorin qytetar dhe tink-tenk politikat, komunikimet digjitale dhe digjitalizimi, qeverisja e mirë dhe transparenca, mbështetja e të rinjve dhe inkluzioni dhe mbështetja e grupeve vulnerabile.

Zafirov ka diplomuar për shkenca politike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup, dega Publiku, mendimi publik dhe komunikimet masive, kurse momentalisht është magjistrant për marrëdhënie me publikun në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”.

Ai është autor i shumë publikimeve dhe hulumtimeve, ka qenë ligjërues në trajnime të shumta nga fusha e komunikimeve digjitale, fushatave politike, marketingu politik, përfaqësimi dhe lobimi si dhe krijimi i politikave publike. Ka marrë pjesë në trajnime për politikat publike, qeverisjen e mirë, llogaridhënien dhe transparencën në shkolla të njohura si: Forumi Alpbah, Akademia për Profesionalistë të Rinj nga Ballkani Perëndimor, e organizuar nga Instituti Suedez dhe Universiteti Malme dhe Universiteti Veror për Demokraci i organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg.

Është anëtar i organizatave alumni të Institutit Suedez, Forumi Alpbah si dhe Shkollës për Politika Publike “Nënë Tereza” të Shkollave për demokraci të Këshillit të Evropës.

Nga shtatori i vitit 2018 është sekretar i Shoqërisë për Miqësi Maqedonase-Suedeze në Shkup.