Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në manifestimin “Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e BE-së: Evropa 74 vjet nga Deklarata e Shumanit” që me organizim nga Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Zyra përfaqësuese e Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, u mbajt sot, kurse me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.
Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj theksoi se ne kemi qenë gjithmonë pjesë e Evropës, historikisht, gjeografikisht dhe në aspektin kulturor dhe se nuk po flasim për integrime evropiane, por për riunifikim, duke theksuar se themeluesit e Bashkimit Evropian kanë qenë burrështetas të vërtetë, të udhëhequr nga ideja e paqes dhe të cilët besonin në zgjidhjet paqësore.
“Për ne, tashmë thashë se e perceptojmë veten si evropianë dhe është logjike që nëse e perceptoni veten si evropianë, duhet të trajtoheni edhe si evropianë. Trajtimin e shoh para së gjithash nga prizmi, jo i retorikës së BE-së, por i logjikës së BE-së, në aspektin e sundimit të ligjit, ekonomisë konkurruese, gjyqësorit të pavarur, administratës profesionale dhe kompetente, kulturës politike demokratike, diçka që bashkon”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.
Presidentja theksoi se procesi i skriningut tregoi se në aspektin e harmonizimit jemi në krye të Ballkanit Perëndimor, por zbatimi mbetet sfida jonë e rëndësishme.
“Ne duhet të fillojmë me reforma thelbësore dhe serioze, nuk kemi rrugëdalje sepse nuk është kriter vetëm homogjenizimi, harmonizimi, por edhe zbatimi. Mendoj se edhe BE-ja duhet të përgjigjet në mënyrë përkatëse, sepse nëse jeni kandidat nga viti 2005 dhe sot është 2024, kam frikë se ndonjëherë ajo pritje i ngjet zotit Godot, kurse nuk dua të besoj një gjë të tillë. E di që jemi perceptuar dhe jemi ende si thembra e Akilit, por mendoj se edhe për këtë ka zgjidhje dhe nevojitet një përgjigje e duhur”, theksoi në fjalim Presidentja Siljanovska Davkova.
Ajo shprehu bindjen se pushteti i ri në Kuvend do ta kuptojë se Marrëveshja e Lisbonës është marrëveshje për parlamentet, se Parlamenti duhet të hapet në procesin eurointegrues dhe se eurointegrimi nuk mund të jetë vetëm punë e Qeverisë.
“Kam sugjeruar dhe sugjeroj ende që midis negociatorëve të ketë edhe ekspertë, jo vetëm politikanë, që të krijojmë kujtesë institucionale. Ku është vazhdimësia nëse dy negociatorët do të ishin politikanë?”, pyeti Presidentja në fjalimin e saj.
Kryetarja Siljanovska Davkova tha se duhet të aktivizohet Këshilli Nacional për Eurointegrimet, si organ unifikues heterogjen, kurse në Komisionin për Çështje Evropiane të ftohen përfaqësues të Komisionit Evropian.
Ajo shprehu shpresën se BE-ja nuk do ta harrojë logjikën dhe filozofinë e zgjerimit, sepse kjo dëshmon se është e pazëvendësueshme, kurse kjo krijon kondicion, te të gjithë që presim në radhë që të hyjmë në Bashkimin Evropian, gjithashtu, kondicion demokratik.
Presidentja rekomandoi se duhet të arsyetojmë rajonalisht, të bashkëpunojmë në mënyrë rajonale dhe të mbështesim njëri-tjetrin në rajon, duke ndjekur shembullin e vendeve skandinave, duke shtuar se vetoja nuk është instrument evropian dhe paqësor, edhe pse ndonjëherë është armë e fuqishme e shteteve të vogla. Ajo theksoi se në rrugën drejt BE-së, me ndihmën e atyre që janë brenda, duhet të hapërojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin.