Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë në manifestimin “Mëngjesi global i grave 2025”, i cili u mbajt në Institutin e kimisë në Fakultetin Shkencor-Matematikor në Shkup me temën “Lidhja për një të ardhme të qëndrueshme”.
“Mëngjesi global i grave 2025” organizohet nga Lidhja e kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë, në kuadër të iniciativës IUPAC (Lidhja Ndërkombëtare e Kimisë së Pastër dhe të Aplikuar).
Ajo u mbajt me rastin e 11 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë.
Në këtë ngjarje, përveç Presidentes, mbajtën fjalim edhe: prof. Natasha Ristovska, udhëheqëse e Institutit të Kimisë, Prof. dr. Marina Stefova, nga Instituti i Kimisë, prof. dr. Svetlana Mojsov, nga Universiteti Rokfeler, Nju Jork (nëpërmjet videos) dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler.
Në fjalën e saj, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e përforcimit të rolit të gruas në shkencë dhe shoqëri për paqen dhe zhvillimin botëror, duke uruar që një grua të qëndrojë në krye të Kombeve të Bashkuara, 80 vjet pas themelimit të saj.
Duke theksuar rrugën e vështirë dhe me gjemba të grave në shkencë, ajo kujtoi fjalët e Maria Sklodovska-Kiri: “Jeta nuk është e lehtë për asnjërin prej nesh, por çfarë me këtë? Duhet të jemi këmbëngulës dhe të kemi besim te vetja. Duhet të besojmë se jemi të talentuar që diçka të ndodhë”.
E shënoi kohën pas nesh dhe me ne si burrërore, luftarake dhe ushtarake, të diktuar nga perëndia Mars, dhe bëri thirrje për një epokë të re paqësore, të udhëhequr nga Venusi, nga Athina, me një degë ulliri, dhe jo me armë.
Në shpirtin e një të ardhmeje të qëndrueshme, vuri në dukje rëndësinë e “Marrëveshjes Natyrore” të Mishel Serrës, e lidhur midis njeriut dhe Tokës si partnerë të pandashëm dhe të barabartë.
Duke theksuar se nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa zgjidhjen e problemeve mjedisore, ajo informoi se për herë të parë ka përfshirë në Këshillin e Sigurimit një ekspert të ndryshimeve klimatike, profesor dr. Vllado Spiridonov, i cili do të drejtojë Trupin Këshillimor për Sfidat dhe Sigurinë Klimatike, të përbërë nga ekspertë të jashtëzakonshëm për këtë çështje, të cilët në dialog me përfaqësues të organizatave për zgjidhjen e klimës, do të ndihmojnë në krijimin e organizatave për zgjidhjen e ndryshimeve klimatike dhe për t’u marrë me ndryshimet.
Karakterit shpirtëror të mëngjesit i dha peshë të veçantë profesorja amerikane me prejardhje maqedonase, me famë botërore, Svetlana Mojsov nga Universiteti Rockefeler, Nju Jork, SHBA, e cila nëpërmjet videove i njohu të pranishmit me rrugëtimin e saj drejt majave të shkencës.