Presidentja Siljanovska Davkova: Agjenda maqedonase e reformave është vlerësuar më e mira – po iu afrohemi kritereve evropiane, kurse kështu edhe te aderimi në BE

8 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mori pjesë dhe foli në mbledhjen e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit, ku u prezantua Agjenda e reformuese e Qeverisë (2024-2027), e cila ka të bëjë me Planin për rritje të Komisionit Evropian.

Në fjalën e saj, Presidentja tha se nevojitet bashkëpunim më i madh ndërmjet Ministrisë së Çështjeve Evropiane dhe Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe se Komisioni duhet të hapë dhe përforcojë bashkëpunimin me të gjithë që janë të përfshirë në procesin e integrimit evropian, e duke përfshirë sektorin joqeveritar, opinionin ekspert dhe përfaqësues nga BE-ja.

Presidentja theksoi se agjenda maqedonase e reformave është vlerësuar më e mira nga Komisioni, e cila paraqet një investim të mirë dhe se po iu afrohemi kritereve evropiane, kurse kështu edhe hyrjes në BE.

“Mendoj se ia vlen të jesh optimist. Pse ia vlen të jesh optimist? Ju e dini sa herë e kam kritikuar Bashkimin Evropian që pas Selanikut nuk ka pasur një strategji reale për Ballkanin Perëndimor, se është vonuar, se nuk ka marrë përgjegjësi. Mendoj se ky është një hap përpara. Domethënë, kemi agjendë. Agjenda, përkatësisht zbatimi i saj, themi se nuk është e pamundur, na kuptuan, na përkrahin”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova, duke shprehur bindjen se Planin e rritjes dhe agjendën e reformave do të mund t’i bëjmë realitet që do të ndikojë veçanërisht pozitivisht në besimin e qytetarëve.

Presidentja tha se Plani i rritjes është për t’u përshëndetur sepse përfaqëson një lloj partneriteti, domethënë një partneritet midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke mësuar nga njëri-tjetri, me ndihmë financiare, me këshillim dhe me vlerësim, ku rezultatet do të jenë të përbashkëta, por edhe përgjegjësia do të ndahet.

Në këtë kontekst, ajo theksoi se kjo është një mundësi që të jemi pjesë e tregut të përbashkët evropian. Në kontekst të financimit, Presidentja theksoi se kjo motivon, por është në rregull që nuk nuk jepet si avancë, por të lidhet me rezultatet e arritura.

Në këtë drejtim, ajo e theksoi rolin e Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror të Revizionit, rëndësinë e ekzistimit të një sistemi të integruar të monitorimit, përkatësisht kontrollin mbi shpenzimin e burimeve financiare dhe revizionin mbi sistemin e kontrollit të brendshëm.

Duke folur për afatet, Presidentja vuri në dukje se afatet janë strikte, por kjo do të thotë se BE-ja beson në aftësitë tona. Sipas saj, është logjike që deri në Vitin e Ri të miratohen dy ligjet, për buxhetet dhe Ligji për kontrollin publik mbi kontrollin e brendshëm, i cili është kusht për lirimin e mjeteve për parafinancim.

Duke folur për mënyrën e pagesës së 1/3 grantit dhe 2/3 e kredisë, Presidentja tha se kjo është gjithmonë më e rëndësishmja për opozitën dhe në këtë kontekst i inkurajoi që të kritikojnë.

Në fjalimin e saj ajo theksoi se duhet t’i jepet fund keqpërdorimit të flamurit evropian dhe e theksoi harmonizimin me direktivat dhe nomrativat e BE-së.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të...