Presidentja Siljanovska Davkova e uroi 13 Nëntorin – Ditën e Çlirimit të Shkupit

13 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ua uroi qytetarëve 13 Tetorin – Ditën e e Çlirimit të Shkupit.

“Me krenari dhe respekt të thellë i kremtojmë tetëdhjetëvjetorin e Çlirimit të Shkupit – ngjarje që mbetet e gdhendur në kujtesën e përjetshme të historisë sonë.

Vepra e atyre të cilët e dhuruan rininë e vet, jetën e vet dhe idealet e veta për lirinë e kryeqytetit tonë janë një bazë e palëkundshme e të tashmes sonë, rikujtues i përhershëm për obligimin tonë që ta ruajmë dhe ta ngremë lartë atë që e krijuan ata.  Si bijë partizani, e rritur në këtë qytet, e ndiej atë histori si të veten.

Shkupi – qyteti i bukur, dëshmon për kulturën që është rritur dhe është formësuar nëpër vite, për arsimin, që mbetet premtimi ynë për brezat e ardhshëm, për shkencën dhe artin, të cilët e mbushin me inspirim dhe shpirt të lartësuar.

Kjo liri, për të cilën kanë luftuar me armë dhe janë sakrifikuar, sot kërkon prej nesh të investojmë njohuri, mund dhe solidaritet.

Sakrifica e tyre le të jetë udhërrëfyesi ynë i përjetshëm – për Shkupin, për Maqedoninë dhe për brezat e ardhshëm.”

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...