Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në akademinë solemne me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij” dhe festimin e ditës së patronit të Universitetit.
Në vijim është teksti i fjalimit i Presidentes Siljanovska Davkova.
E nderuar rektore e Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij”,
Të nderuar prorektorë, dekanë, profesorë,
Të dashur studentë,
Të nderuar kolegë,
Kam nderin që ky është një nga fjalimet time të para pas marrjes së funksionit të Presidentit. Kuptohet vendi im ishte dhe mbetet midis jush. Ky universitet është burimi i njohurive, inspirimit dhe motivimit tim. 75 vjet më pas mendoj se është koha kur mund të themi se mençuria është me ne. Mora dituri nga profesorët më të vjetër të respektuar dhe me mentorimin e tyre si Telemaku e adhurova ligjin. Jo vetëm ligjin, por edhe drejtësinë. Edhe sot marr frymëzim nga kolegët e nderuar me të cilët kam vazhduar të bashkëpunoj. Sigurisht, arsimi ishte dhe mbetet shtëpia ime. Më e rëndësishmja, UKEM është dhe do të mbetet burim motivimi dhe frymëzimi për gjeneratat e reja të studentëve.
Kremtojmë 75-vjetorin e themelimit të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij”, kurse festojmë edhe 80-vjetorin e Maqedonisë së ASNOM-it. Kuptohet, nga komunat kishtare-shkollore deri më sot mësuesit kanë pasur një vend të rëndësishëm në historinë e këtij shtetit.
UKEM është bashkuar, UKEM është në harmoni me shtetin maqedonas. Universiteti ishte dhe mbetet alma mater i brezave, breza që u bënë më tolerantë me dijen, u bënë konkurrues, lanë gjurmë këtu dhe lanë gjurmë nëpër botë. Ajo që është ekonomia, shkenca, teknologjia, kultura dhe arti në një masë të madhe është merita jua. UKEM nuk është oazë. UKEM bashkëpunon frytshëm me institucione dhe institute të shumta të arsimit të lartë nëpër Evropë dhe botë, UKEM na mundëson të jemi pjesë e hapësirës unike arsimore, nga deti i dijes, të thellojmë njohuritë dhe aftësitë në universitetet evropiane dhe uroj studentët të kthehen këtu dhe njohuritë t’i vënë në funksion të shtetit.
Fati i shtetit tonë lidhet ngushtë me universitetin më të vjetër, me UKEM. Dhe anasjelltas. UKEM i ndjen gjithmonë sfidat nëpër të cilat kalon shteti ynë dhe ende kalon.
Të nderuar të pranishëm,
Disa vjet me radhë UKEM është ndër 2000 universitetet më të mira botërore. Por ishte edhe shumë më lart. Nuk mund të mos them se të jesh midis dy mijë më të mirëve është inkurajuese, por nëse hedhim një vështrim në kontekstin rajonal dhe evropian, do të shohim se situata nuk është shumë e ndritshme. Prandaj uroj që UKEM të jetë jo vetëm universiteti i vetëm maqedonas në këtë ranglistë, por të ngjitet më lart në listën e Shangait.
Kjo gjendje më shtyn të parashtroj pyetjen: A ka mundësi universiteti më i vjetër dhe më i madh, kuadrot e të cilit u bashkuan në të, ka shans të ngjitet më lart? Jam e sigurt. Një shtet i përgjegjshëm do të investojë në arsim dhe shkencë. Nuk ka shtete të vogla apo të mëdha në arsim, shkencë dhe kulturë. Të mos ia lejojmë vetes luksin për të qenë në fund të kësaj liste. Mendoj se këtë dilemë nuk e shtroj vetëm si Presidente, por edhe si profesoreshë që nuk mund të jetojë pa arsimin e shkencën, pa ligjin dhe pa drejtësinë.
Shkaqet për gjendjet e tilla janë të shumta. Megjithatë, mendoj se kemi nevojë për reforma reale. Reforma që nuk do të përfundojnë si rrugë pa krye. E përsëris edhe një herë – një qeveri e përgjegjshme do ta kuptojë se nuk ka investim më të mirë se ai në arsim dhe kërkim. Zhvillimi bazohet dhe do të bazohet edhe më tej në edukimin e mirë. E kemi të qartë se hendeku midis profileve arsimore dhe nevojave reale të tregut të punës po rritet. Disa fusha shkencore dhe shumë prej tyre mbetën të lënë pas dore. Por duhet t’u kushtojmë vëmendje atyre.
Që ta ndryshojmë situatën në të cilën ndodhemi, duhet t’i kushtojmë vëmendje arsimit të lartë në përgjithësi, të arrijmë reforma të menduara mirë dhe thelbësore, siç bënë mësuesit tanë. Ne jemi krenarë për ta, meritojmë edhe ne, studentët të jenë krenarë për ne.
Duhet ta mbrojmë lirinë. Nuk ka liri pa mendim kritik. Arsimi është kanali, arsimi është institucioni, arsimi është shtëpia në të cilën do të transmetojmë idealet nga një brez në tjetrin. Të gjithë themi se shkolla dhe universiteti janë bastionet e lirisë dhe pavarësisë. Heronjtë tanë modernë, heronjtë tuaj modernë, të dashur studente dhe studentë duhet të jenë mësuesit, profesorët. Ata kanë përgjegjësinë të krijojnë breza që do të parashtrojnë pyetje, që do të jenë kritike, që do të na kritikojnë, që do të jenë më të mirë se ne. Kurse ne së bashku me ta do të ofrojmë përgjigje dhe zgjidhje për sfidat që i sjell e ardhmja. E ardhmja, tashmë po na ndodh, është para syve tanë.
Të nderuar të pranishëm,
Transformimi digjital i cili ka filluar në disa universitete me renome të lartë, i transformoi të gjithë universitetet, edhe tonat. Në krye të Listës së Shangait, por edhe listave të tjera do të mbijetojnë ato universitete që më shpejt dhe më mirë do të përshtaten me epokën digjitale.
Prandaj, shteti duhet të miratojë qasje gjithëpërfshirëse në transformimin digjital, nëpërmjet zbatimit të një strategjie të saktë nacionale, digjitale, kuptohet, në përputhje me agjendën digjitale të Bashkimit Evropian dhe me Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të bashkuara. Ne na nevojitet shkrim-leximi digjital. Duhet të përmirësojmë aftësitë e qytetarëve, duhet të investojmë në përmirësimin e infrastrukturës digjitale, duhet të zhvillojmë ekosistemin inovativ dhe sipërmarrës.
Arsimi ka qenë, është dhe duhet të mbetet prioriteti i lartë i shtetit maqedonas. Në Bashkimin Evropian dhe në botë do të na respektojnë nëse zhvillojmë arsim dhe shkencë cilësore, konkurruese, nëse i kultivojmë, nëse shpërblejmë më të mirët.
Arsimi duhet ta modernizojmë, duhet ta përshtatim me rrjedhat botërore, duhet të dimensionojmë në përputhje me nevojat reale të tregut të punës. Duhet ta përforcojmë lidhjen midis institucioneve arsimore dhe kompanive. Duhet të investojmë në hulumtim dhe në zhvillim. Kështu do ta zvogëlojmë papunësinë, kështu do ta ndalojmë eksodin e më të zgjuarve, më të nevojshmëve.
Të dashura mike dhe miq,
Si kolegia juaj jam e vetëdijshme se reformat kërkojnë investime të mëdha, kërkojnë sakrifica, siç e kanë dëshmuar edhe patronët e universitetit tonë – arsimtarët dhe shenjtorët sllavë dhe maqedonas, vëllezërit Kirili dhe Metodi.
Historianët pajtohen se vëllezërit nga Selaniku kishin udhëzime të qarta nga Shteti Bizantin që t’i arsimojnë popujt sllavë që të mos binin nën ndikim. Me fjalë të tjera, nëse në shtetin bizantin arsimi ka qenë mjet për përhapjen e ndikimit politik, ne e dimë se shkrim-leximi, arsimimi nuk është dhe as nuk duhet të jetë mjet për qëllime politike. Arsimi është qëllimi më i lartë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë qëllim dhe menjëherë të fillojmë ta realizojmë atë.
Thashë se ky është fjalimi im i parë. Vizita ime e parë jashtë shtetit do të jetë në lidhje me veprën e Shën. Kirilit dhe Metodit. Për tri ditë do të kem nderin të bëj homazh para varrit të Konstantin Filozof – Kiril në bazilikën San Klemente në Romë. Nëse duam të jemi trashëgimtarë të denjë të veprës së tij, duhet ta ngrimë me sakrificë arsimin e lartë maqedonas dhe ta sigurojmë të ardhmen e brezave pas nesh.
Gëzuar jubileun e madh dhe qoftë e përjetshme festa e ardhshme e iluministëve pansllavë.
Ju faleminderit.