Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Malit të Zi, Zoran Miljaniq

17 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Malit të Zi, Zoran Miljaniq.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Sinqerisht shpresoj se me përfshirjen tuaj do të vazhdojmë bashkërisht dhe me vullnet dhe përkushtim të ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar të jashtëm, turizmin dhe promovimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta që janë në interes të të dy vendeve dhe të rajonit tonë”, theksoi Presidentja, duke shtuar se pret bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e iniciativave dhe projekteve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, ambasadori Miljaniq shprehu dëshirën për të vazhduar zhvillimin dhe përforcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi suksese ambasadorit Zoran Miljaniq në zbatimin e funksionit me përgjegjësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit