Takim me ambasadoren serbe Nevena Jovanoviq

30 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhënie e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, ku Presidentja Siljanovska Davkova e riafirmoi përcaktimin nga pala maqedonase për përparim të mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella nëpërmjet dialogut të hapur, për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se prosperiteti dhe stabiliteti i të gjithë rajonit, por edhe integrimi i tij evropian, midis të tjerash varen edhe nga marrëdhëniet tona të mira bilaterale dhe tha se do të punohet në drejtim të thellimit të marrëdhënieve, zgjerimit të bashkëpunimit, përforcimit të besimit të përbashkët, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ambasadorja Jovanoviq shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjet aktuale në rajon, në kontekstin e perspektivës së tij evropiane.  

Ambasadorja Jovanoviq e përgëzoi Presidenten Siljanovska Davkova me rastin e marrjes së funksionit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit