Ballë për ballë me Presidentin

“Ballë për ballë me Presidentin” është program nëpërmjet të cilit u mundësohet banorëve të vendeve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut të takohen me Presidentin, kështu që Presidenti Pendarovski do t’i dëgjojë nga afër problemet, idetë për tejkalimin e problemeve si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata.

I udhëhequr nga prirja të jetë President i të gjithëve, ai realizon takime të drejtpërdrejta me qytetarët të cilët në mënyrë të ndryshme kontribuojnë në shoqërinë tonë, përkatësish, mësues, zjarrfikës, gazetarë, organizata qytetarësh individë dhe biznesmenë të suksesshëm, persona humanitarë.

Për projektin “Ballë për ballë” Presidenti Pendarovski thotë: “Është më se e natyrshme, më se e logjikshme, në çdo demokraci është kështu – përfaqësuesit politikë të zgjedhur nga qytetarët dhe qytetarët të bashkëpunojnë, të dëgjohen dhe të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët në bazë ditore. Qëllimi kryesor i politikanëve, i yni, është lehtësimi i jetës së qytetarëve. Prandaj mendoj se është më mirë ne të shkojmë te ta dhe të bisedojmë hapur, kurse jo të presim ata të na shkruajnë letër”.