Patronazhe

Nëpërmjet patronazheve Presidenti kontribuon në afirmimin e artit dhe kulturës, shkencës, arsimit, sportit, përforcimin e inkluzionit dhe në përparimin e kushteve për grupet e lëndueshme në shoqëri.

Manifestimet ndërkombëtare kulturore reprezentative si “Vera e Ohrit” dhe Festivali i Kamerës Filmike “Vëllezërit Manaki” tradicionalisht janë në patronazhin e Presidentit.

Në manifestimin ndërkombëtar “Vera e Ohrit” marrin pjesë interpretues të skenës, kompozitorë të shquar botërorë dhe muzikantë nga vendi dhe bota. Për shkak të prezantimit të suksesshëm shumëvjeçar të krijimtarisë sonë muzikore dhe kulturore dhe asaj  botërore, Institucionin Nacional “Vera e Ohrit”, në vitin 2010 Presidenti i Republikës e ka nderuar me Urdhrin e Meritave për Maqedoninë.

Në festivalin më të vjetër kinematografik në botë, i emërtuar për nder të vëllezërve kinematografë “Vëllezërit Manaki” çdo vit marrin pjesë emra të rëndësishëm dhe legjenda të kinematografisë botërore. Përveç karakterit të prezantimit, festivali ka edhe një komponent të fuqishëm edukativ duke pasur parasysh se programi i tij përfshin një numër të madh punëtorish dhe ligjërimesh për entuziastët dhe punonjësit e filmit.   

Festivali është themeluar në vitin 1979 me iniciativë të Shoqërisë së Punonjësve të Filmit në Maqedoni, kurse në bashkëpunim me qytetin nikoqir Manastirin dhe Kinotekën e Maqedonisë, për nder dhe si inspirim nga spektri i pasur fotografik-filmik i vëllezërve nga Manastiri Manaki – Janaki dhe Milton.

Në fillim i konceptuar si Takimet Manaki, kurse pastaj edhe si festival i kamerës filmike i kinematografëve ish-jugosllavë, u ngrit në nivel të Festivalit Ndërkombëtar të Kinematografëve Botërorë, filmat artistikë të të cilëve janë në konkurrencë për tri çmimet e festivali: Kamera e Artë, E Argjendtë dhe e Bronztë 300. Dy çmimet e nderit “Kamera e artë 300” për veprën e jetës dhe “Kamera e Artë Speciale 300 për kontributin e veçantë në artin botëror të filmit” u jepet mjeshtërve më të mëdhenj botërorë të kamerës/fotografisë filmike të cilët futen në Klubin e Kolosëve.

Nga viti 2013 është vendosur edhe çmimi “Ylli i madh i filmit maqedonas”.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbështetës edhe i:

Festivalit “Ditët e Muzikës Maqedonase”, i vetmi i këtij lloji në shtet, që i kushtohet promovimit dhe afirmimit të kompozitorëve maqedonas si dhe promovimit të muzikës bashkëkohore dhe veprave të reja të krijuara, në pjesën më të madhe, nga autorët vendas, por edhe një pjesë nga emrat kryesues të kompozitorëve botërorë.

Maratonës së Notit në Ohër, gara e rregullt e serisë “Gran-pri” e Federatës Botërore të Notit (FINA) dhe një nga manifestimet më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare në vend.

“Dhënies së çmimit të madh vjetor për vepër më të suksesshme arkitektonike” që e jep Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë. Ky çmim është një pasqyrë e veçantë e arritjeve në arkitekturë gjatë vitit në vijim dhe valorizim i arritjeve më të suksesshme. Vlera e këtij çmimi është edhe më e madhe sepse jepet nga vetë kolegët arkitektë të cilët dinë më së mirë ta vlerësojnë rëndësinë e një vepre arkitekturore.

Manifestimit “Unazat e inxhinierit” e cila është në organizim me Institucionin e Inxhinierëve të Maqedonisë dhe Odën e Arkitektëve të Autorizuar dhe Inxhinierëve të Autorizuar, është nxitje për të studiuar inxhinieri dhe të kontribuojë për formimin e pasardhësve inxhinierëve të rinj cilësorë, në përputhje me vendet e zhvilluara.   

Festivalit të këngëve për fëmijë “Zllatno Sllavejçe” që organizohet nga Lidhja për Kujdes dhe Edukim të Fëmijëve e Qytetit të Shkupit dhe që mbahet tashmë pesë dekada me radhë në suazat e festimit të ditës së çlirimit të qytetit të Shkupit, më 13 nëntor.

Dhënies së bursave të cilat e mbajnë emrin e presidentit tonë që ka humbur jetën në mënyrë tragjike, Boris Trajkovski. Çdo vit, 20 kandidatët më të mirë, të përzgjedhur në përputhje me kriteret e konkursit publik, fitojnë mundësinë për përsosje në fushat e biznes-administratës në Fakultetin Ndërkombëtar të Universitetit Shefild të Mbretërisë së Bashkuar, Siti Kolegj, që gjendet në Selanik, Greqi. 

Përveç patronazheve tradicionale, Presidenti ka patronazhe të njëfishta, duke pasur parasysh rëndësinë e evenimenteve, temave, manifestimeve dhe jubileve të caktuara. 

Në vitin 2019, manifestimi “Dasma e Galiçnikut” – ceremonia tradicionale dasmore karakteristike për Miakët, e cila reflekton zakone autentike të trashëguara nëpër shekuj dhe e cila është një nga manifestimet më të rëndësishme kulturore-turistike maqedonase, ishte nën patronazhin e Presidentit Pendarovski.  

Në vitin 2019, “Makinova” dhe “Ekonova” si dhe Festivali i Teatrit – “Lojëra pa maska” ishin nën patronazhin e Presidentit Pendarovski.