Të rinj të suksesshëm
Një nga projektet që ka për qëllim të kontribuojë në vlerësimin e mundit dhe dijeve të të rinjve është mirënjohja “Të rinj të suksesshëm”.
Me këtë mirënjohje do të nxitet puna shkencore, hulumtuese dhe kreative e të rinjve, do të zmadhohet motivimi i tyre për arritje të reja dhe do të vlerësohet mundi i tyre.
Mirënjohja u jepet për rezultate të arritura në vitin e kaluar kalendarik, në fushën e shkencave shoqërore, humane, matematikore-natyrore, teknike dhe mjekësore, të rinjve me arritje të rëndësishme në praktikat artistike dhe kulturore, si dhe për kategoritë inovatorë të rinj, të rinj të talentuar dhe të suksesshëm që kanë aftësi të kufizuara. Mirënjohja u jepet të rinjve që kanë arritur rezultate të rëndësishme në një kategori përkatëse, kurse të cilët brenda vitit të kaluar kalendarik kanë mbushur 35 vjet, përveç kategorisë të rinjtë e talentuar, për të cilën mund të paraqiten vetëm nxënës nga shkollat e mesme.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që i përmbushin kushtet.
Përzgjedhjen e marrësve të kësaj mirënjohjeje e bën një komision i veçantë. Kryetar i Komisionit është Aneta Cekiq, profesoreshë në Institutin për Hulumtime Sociale dhe Juridiko-Politike në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metrodij”, në Shkup.
Anëtarë të komisionit janë:
akademiku Taki Fiti – President i AMSHA-së
akademiku Lupço Kocarev, AMSHA
prof. dr. Marija Çundeva Bllajer, UKEM-FEIT
prof. dr. Vlladimir Martinovski, UKEM, Fakulteti Filologjik – Shkup
prof. dr. Boban Misoski, profesor inordinar, UKEM, Fakulteti Juridik
prof. dr. Trajçe Stafillov, UKEM, Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore
prof. dr. Ivan Dodovski, Universiteti Kolegji Amerikan Shkup
prof. dr. Risto Sollunçev, UKEM, Fakulteti Filozofik – Shkup
prof. dr. Marija Stevanoviq, UKEM, Fakulteti Stomatologjik – Shkup
prof. dr. Gëzime Starova, UKEM, Fakulteti Juridik – Shkup
prof. dr. Petar Popovski, Universiteti “Allburg”
prof. dr. Ilija Dukovski, Universiteti Boston
prof. dr. Zhivorad Tomovski, UKEM, Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore
- Elena Stavrevska, Shkolla Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike
- Jane Bogoev, Banka Botërore
- Andreja Arsovski, Spitali i përgjithshëm “Remedika”
- Vlladimir Çadikovski, Klinika spitalore “Axhibadem – Sistina”
- Tamara Qupeva, SHMQSH Gjimnazi “Orce Nikollov” – Shkup
doc. dr. Ana Çupevska, UKEM, Instituti i Shkencave Politike – Shkup
Anita Nikova, drejtoreshë ekzekutive – MASIT
Afërdita Haxhijaha Imeri, eksperte për përfshirjen sociale, Fondacioni Ndërkombëtar për Zgjedhje dhe Sisteme Zgjedhore.
Në punën e Komisionit kontributin e vet kanë edhe këshilltaret e Presidentit:
Iskra Geshovska – nga fusha e kulturës
Fikrija Tair – për çështje lidhur me bashkësinë rome
Marija Bashevska – për politikat gjinore dhe mundësitë e barabarta dhe
Besa Arifi – për çështje juridike.
