Qendra Presidenciale për Edukim Politik

Në drejtim të përpjekjeve për përforcimin e vlerave politike demokratike, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës së ndërsjellë, bashkësisë dhe solidaritetit, me vendim të Presidentit Stevo Pendarovski është formuar Qendra Presidenciale për Edukim Politik.

Si partnerë në suazat e këtij projekti marrin pjesë fondacione dhe shoqata: Fondacioni “Fridrih Ebert” – Shkup; Fondacioni për Demokraci e Uestminsterit, filiali në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Fondacioni “Konrad Adenauer”, filiali – Shkup; Instituti Nacional Demokratik për Punë Ndërkombëtare (IND) zyra në Maqedoninë e Veriut, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) filiali – Shkup dhe Fondacioni “MK2025”.

Me qëllim që të zbatohen aktivitetet e Qendrës Presidenciale për Edukim Politik të Presidentit, si trup i përkohshëm pune i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është formuar Këshilli i programit i përbërë nga kryetari, shtatë anëtarë dhe sekretari.

Kryetar i Këshillit të programit është dr. Aleksandar L. Spasov – bashkëpunëtor shkencor i jashtëm në fushën e politikës së jashtme dhe të brendshme i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Anëtarë të Këshillit të programit janë emëruar:

  • Toshe Zafirov – zëvendëssekretar i përgjithshëm në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Nita Starova – Fondacioni “Fridrih Ebert” – Shkup;
  • Dona Kosturanova – Fondacioni për Demokraci i Uestminsterit;
  • Daniela Popovska – Fondacioni “Konrad Adenauer” – filiali Shkup;
  • Filip Çaparoski – Instituti Demokratik Nacional për Punë të Jashtme (IND), zyra në Maqedoninë e Veriut;
  • Ana Alibegova – Instituti Ndërkombëtar republikan (IRI);
  • Nikica Mojsoska-Bllazhevski – Fondacioni “MK2025”;

Lea Matevska, sekretare e Këshillit të Programit, Kabineti i Presidentit.

Në punën dhe aktivitetet e Qendrës Presidenciale për Edukim Politik mund të të marrin pjesë të gjitha shoqatat dhe fondacionet nga vendi dhe jashtë që kanë si qëllim themelor promovimin e kulturës së dialogut në shpirtin e vlerave demokratike.