Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e 23 Majit – Ditës Kombëtare të Vllehëve

23 Maj 2026 | Kumtesat

Të nderuar bashkëqytetarë vllehë,

Ju i përkisni prejardhjes së lashtë shpirtërore të popujve të Ballkanit, mbijetesa historike e të cilëve nuk është e lidhur me pushtetin dhe kufijtë, por me gjuhën, kujtesën dhe vetëdijen për identitetin e veçantë vlleh.

Gjuha, tradita dhe kultura vllehe janë të endura me këmbëngulje shekullore, një ndjenjë të fortë të përkatësisë dhe dinjitetit shpirtëror, të transmetuara brez pas brezi si vula e një populli që diti dhe arriti të ruajë integritetin dhe dinjitetin e tij kombëtar në kohë të vështira luftërash, vuajtjesh dhe migrimesh.

Ne duhet të jemi krenarë si shteti i vetëm në të cilin vllehët janë entitet etnik kushtetues, i barabartë me të tjerët dhe i barabartë në gëzimin e të drejtave individuale dhe kolektive.

A ka konfirmim më të madh të pjekurisë demokratike të sistemit politik maqedonas, si dhe të gjithëpërfshirjes së shoqërisë maqedonase ndaj të gjitha komuniteteve?

Me kontributin e tyre të gjithanshëm shoqëror, vllehët kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë të pashlyeshme në çdo fushë!

Gëzuar 23 Majin, Ditën Kombëtare të Vllehëve!

Qoftë e përjetshme!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...