Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

11 Gusht 2026 | Kumtesat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes.

Diskutimi ishte i fokusuar në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndërmjet moshatarëve, ndikimin e hapësirës digjitale, shëndetin mental, rolin e shkollave dhe shërbimeve profesionale, si dhe nevojën për përgjigje të koordinuar institucionale.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vlerëson se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja, ndërsa pjesëmarrja e tyre aktive në shoqëri është parakusht për t’u kuptuar më mirë, parandalim dhe zgjidhje me kohë të problemeve lidhur me dhunën.

Ajo vlerëson që, shoqërimi i vërtetë, e jo virtuel, komunikimi i drejtpërdrejtë, e jo digjital kanë vlerë të pazëvendësueshme, ndërsa dashuria, respekti dhe kultura paqesore mësohen në moshën më të hershme.

Sipas ministres për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, problemet duhet të zgjidhen në të tashmen, me fokus më të fortë mbi parandalimin, mjedisin e sigurt shkollor dhe gatishmërinë e personelit arsimor për t’i identifikuar format e reja të agresionit. Ajo theksoi që ndryshimi i mentalitetit është proces i gjatë, në të cilin duhet të marrin pjesë të gjithë faktorët shoqërorë.

Vlladimir Karaev, kryetari i “Rubikon”, që e praktikon teknikën teatrale “forum teatër” paralajmëroi në ndikimin e dëshmitarëve pasivë, duke sugjeruar se dhuna fiton forcë kur ka publik. Ai bëri thirrje për zero tolerancë e proaktivitet, përkatësisht për inkurajimin e të rinjve që të reagojnë.

Aktivistja rinore Sellma nga Struga, foli për dhunën e moshatarëve të motivuar nga përkatësia etnike dhe nevoja për edukimin e hershëm në frymën e respektimit të ndërsjellë, me mesazhin se dallimet duhet të jenë sfidë për të mësuar njëri nga tjetri, e jo arsye për përçarje.

Aktivistja studentore dhe rinore Angella, duke e theksuar rëndësinë e përgjegjësisë individuale në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet moshatarëve, theksoi që rrjetet sociale nuk e pasqyrojnë realitetin tërësisht, kështu që komunikimi digjital shpesh lë hpësirë për interpretim të gabuar.

Panelistët dhe pjesëmarrësit në debat u pajtuan me mendimin se lufta e vështirë me dhunën ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat. Për të gjithë, të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja, prandaj duhet të ndërtojmë kulturë paqesore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit