Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Cetinje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake u mirëprit nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pas të cilit u mbajt takim tet-a-tet midis dy presidentëve, takim plenar i delegacioneve të të dy shteteve dhe konferencë e përbashkët për shtyp e presidentëve.
Në vijim është deklarata e Presidentes Siljanovska Davkova.
Së pari, Presidentit, zotit Millatoviq, ekipit të tij, gazetarëve, të pranishmëve ju faleminderit për mirëseardhjen e ngrohtë. Është mirë të shihni të dy flamujt nëpër rrugë, është bukur të shihni Cetinjen e mrekullueshme, simbolin e traditës shtetërore malazeze, të zbukuruar me këta flamuj sepse ndonjëherë flamujt flasin më shumë se fjalët.
Pse vizita e parë në Malin e Zi? Logjikisht ishte që të vihet në fillim këtu, sepse Mali i Zi është momentalisht udhëheqësi i riunifikimit, siç them unë ose riintegrimit të rajonit aty ku është vendi i tij i vërtetë – në Bashkimin Evropian. Pse? – Sepse gjeografikisht, historikisht dhe në aspektin kulturor ka qenë pjesë e Be-së.
Prandaj, hapi tjetër logjik sipas meje duhet të jetë takim i të dy qeverive. Të dyja janë orientuar fuqishëm kah ekonomisë dhe është e logjikshme të shkëmbejnë përvoja.
Së treti, hapi tjerër, sepse rrëfimi ka logjike, tashmë është kryer – Kryetari ynë i Kuvendit, zoti Gashi tashmë dërgoi ftesë për takim të përbashkët, shpresoj se ky takim do të realizohet së shpejti. Edhe këtu ka logjikë, ku e shoh logjikën, tek të mësuarit. Unë e di rolin e Parlamentit malazez në procesin e evrointegrimeve dhe mendoj se mësimet e mësuara është mirë të përsëriten.
Rreth ndryshimeve kushtetuese për të cilat flitet shumë do të them menjëherë se nuk ka asnjë problem që në preambulë të vendosen malazezët. Askush nuk e mohon dhe të gjithë ne e mbajmë mend se kemi qenë më shumë se 50 vjet bashkë edhe në të mirë edhe në të keqe. Por, ajo që vlen për ndryshimet kushtetuese edhe do ta riafirmoj njëherë. Pas shumë situatave lose-win në të cilat kemi ndërruar madje edhe emrin – një fenomen i panjohur, jo vetëm në midis njerëzve, por edhe në midis shteteve, ne u përballuam përsëri me kërkesën e Bashkimit Evropian që të bëjmë ndryshime të reja kushtetuese.
Zgjidhjen Solomonike që do të çojë në situatë win-win e shohim në efektin e vonuar të ndryshimeve kushtetuese, ose siç themi ne juristët e deformuar profesionalisht si unë, vacatio legis me efekt të vonuar. Arsyeja është logjike – gjithmonë kur t’i përfundoni negociatat me BE-në dhe kur do të fillojë dhe do të përfundojë procesi i ratifikimit, bëhen ndryshime kushtetuese ose rregullisht, është logjike që ky amendament kushtetues të hyjë në fuqi atëherë, kurse jo tani. Duke qenë se jemi rekordmenët në amendamentet kushtetuese, në tridhjetë vjet janë bërë 36 ndryshime kushtetuese, kryesisht të iniciuara nga jashtë, jo nga brenda.
Të pranishëm, duhet të them se legjitimiteti im dhe legjitimiteti i qeverisë vjen nga qytetarët. Nuk e buron nga jashtë, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë duhet të them se nuk mund të garantoj se do të ketë ndryshime kushtetuese, sepse nuk jam monark absolut dhe nuk mund ta pezulloj demokracinë parlamentare. Sipas çdo kushtetute, përfshirë edhe tonën, deputetët në sistemin e ndarjes së pushteteve përfaqësojnë qytetarët dhe votojnë sipas bindjes personale.
Përndryshe, zhgënjimi do të jetë shumë i madh dhe dua të paralajmëroj se kjo që po ndodh me ne nuk do të jetë një precedent unik. Dëgjojeni fjalën time, Ballkani nuk është Skandinavi. Letonia, Lituania dhe Estonia u bënë anëtarët më të shpejt, të mbështetur nga Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka. Tek ne nuk është kështu. Ngjashëm me Danimarkën, ndoshta Hamleti endet nëpër këto hapësira. Prandaj unë them të mos bëjmë precedentë sepse bilateralizimi i negociatave do të vonojë zgjerimin e BE-së.
Ne nuk jemi barrë për kapacitetin absorbues të BE-së, por vetë BE-ja shpesh thotë se është një simfoni e papërfunduar pa ne, ose se Ballkani, apo Ballkani Perëndimor, një frazë e shpikur, është thembra e saj e Akilit. Atëherë, në botën e globalizimit si pluralizim, duhet të keni parasysh edhe Ballkanin Perëndimor, siç na quajnë. Në universitet, në ligjëratë do të shpjegoj pse nuk e kuptoj se çfarë do të thotë fraza, por është realitet.
Jam plotësisht dakord me Presidentin që marrëdhëniet e jashtëzakonshme politike të bazuara në respekt dhe mirëkuptim duhet të vazhdojnë me bashkëpunim ekonomik, sepse realisht është simbolik në shkallën aktuale.
Ne duhet të lidhemi në aspektin infrastrukturor, duhet të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, sepse kur them se interesi rajonal është më i rëndësishmi për mua, idealisht mendoj se është shumë e rëndësishme të theksohet se nëse nuk mbroni njëri-tjetrin, nuk mund të prisni mbrojtje nga jashtë. Nëse nuk e kuptoni njëri-tjetrin rajonalisht, nuk mund të prisni mirëkuptim nga jashtë. Është koha e fundit që nëse duam nëpërmjet pajtimit të arrijmë përparim në këtë pjesë të Ballkanit t’i zhvillojmë interesat rajonale. Atëherë më besoni se vetëm duke u respektuar dhe duke e respektuar njëri-tjetrin do të marrim dhe meritojmë respektin e Bashkimit Evropian. Presidenti qeshi, unë shpesh them se ka ardhur koha që homo balcanicus të bëhet homo politicus. Emocionet janë shumë të rëndësishme në art, në kulturë dhe për këtë arsye e kam admiruar dhe sot një nga piktorët e mi të preferuar, Petar Lubarda, por emocionet nuk janë të mira në politikë. Politika kërkon racio, kërkon kuptim.
Edhe njëherë, ju falënderoj nga zemra për mikpritjen e mrekullueshme. I rikujtova Presidentit se edhe unë mozaikut malazez i kam shtuar edhe një gur para referendumit për autonomi dhe pavarësi, sepse si profesor, si ekspert kam thënë këtu se e drejta për vetëvendosje garantohet me statutin e Kombeve të Bashkuara dhe se ajo që vlen për të gjitha shtetet dhe kombet vlen dhe për shtetin malazez dhe kombin malazez.
Që kam të drejtë, tregohet në ecjen tuaj drejt BE-së. I gëzohem hapjes së katër kapitujve së shpejti. Pres dhe uroj që viti 2028 të jetë viti i hyrjes në Bashkimin Evropian, sepse kjo është dëshmi se hapi i parë i madh është bërë, si dëshmi se Bashkimi Evropian tani ka një strategji për Ballkanin Perëndimor, sepse nuk ka pasur që në vitin 2003, përkatësisht që nga Samiti i Selanikut. Më e rëndësishmja, një nga kapitujt që do të mbyllni ka të bëjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë. Ne nuk jemi anëtare të BE-së, por kemi një politikë të jashtme dhe të sigurisë plotësisht të harmonizuar. Kjo është shumë e rëndësishme për sigurinë e rajonit, në këtë kohë të stuhishme, të përballur me luftëra. Si grua më duhet të them diçka në fund. E thashë edhe në Asamblenë e Përgjithshme se është koha për reforma të thella dhe ndoshta për një grua Sekretare të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sepse fatkeqësisht luftërat prekin më shumë gratë dhe fëmijët. Ne duhet t’u japim fund pikturave që të kujtojnë Guernicën e Pikasos. Kombet e Bashkuara janë kryesisht një projekt paqeje. I thashë Presidentit, fituan Çmimin Nobel për Paqen, por Nju Jorku është vendi ku duhet të zgjidhen problemet . BE-ja u shfaq gjithashtu si një projekt paqeje, në përgjithësi.
Prandaj, ne duhet t’i zgjidhim problemet në mënyrë paqësore. Në të kundërt nuk ka asnjë të pafajshëm. Nuk kanë faj vetëm ata që veprojnë, fajin e kanë edhe ata që vetëm vëzhgojnë dhe nuk reagojnë.
Ju faleminderit.