Falënderimi i Presidentes Siljanovska Davkova për shtetet mike që dhanë ndihmë pas tragjedisë në Koçan

2 Prill 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në emër të qytetarëve maqedonas dhe në emrin e saj personal, shpreh falënderime të sinqerta për të gjitha shtetet mike që, në momentet e tragjedisë dhe tronditjes kombëtare, të shkaktuara nga apokalipsi i Koçanit, dhanë dhe ende po japin ndihmë në kohë dhe pa u kursyer, të udhëhequr nga parimet e solidaritetit dhe humanizmit.

Angazhimi i ekipeve të tyre mjekësore, gatishmëria e avionëve dhe helikopterëve për ndërhyrje të urgjente, hapja e institucioneve shëndetësore për qytetarët e plagosur, si dhe aktivizimi i mekanizmit evropian për mbrojtjen civile, dërguan një mesazh të qartë dhe të fuqishëm se në momentet më të vështira, ne nuk jemi vetëm. Ata e ndanë dhimbjen me ne, dhe kujdesi i tyre u bë një ilaç i përbashkët për të gjithë ne.

E ndiem forcën e miqësisë së vërtetë nëpërmjet pranisë dhe mbështetjes së tyre, e cila do të mbetet e gdhendur në memorien kolektive të popullit tonë.

Është e trishtueshme që nëpërmjet dhimbjes dhe humbjes së pakthyeshme, kemi kuptuar lidhjen thelbësore me botën dhe ndjenjën e thellë të përkatësisë, diçka që nuk duhej të ishte produkt i një tragjedie.

I falënderojmë nga zemra

dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë ndihmën e dhënë nga:

Republika e Serbisë

Republika e Bullgarisë

Republika e Turqisë

Republika Helene

Mbretëria e Spanjës

Republika e Austrisë

Hungaria

Republika e Kroacisë

Mbretëria e Belgjikës

Republika Italiane

Republika e Lituanisë

Republika e Sllovenisë

Mbretëria e Suedisë

Republika e Polonisë

Shteti i Izraelit

Republika e Çekisë

Mbretëria e Bashkuar

Republika Federale e Gjermanisë

Dukata e Madhe e Luksemburgut

Mbretëria e Norvegjisë

Rumania

Republika e Shqipërisë

Bosnja dhe Hercegovina

Mbretëria e Holandës

Republika e Finlandës

Republika Franceze

BE-ja.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Komunikatë për shtyp

Komunikatë për shtyp

Pyetje: A keni vendosur se kë do të emëroni guvernator? Presidentja Siljanovska-Davkova: Sigurisht, unë e mora vendimin tim, por ju thashë se kjo nuk thuhet kurrë publikisht më parë, por i dërgohet organit, sepse Kuvendi vendos dhe ju do ta merrni vesh. Do të...

Deklaratë për median dhe përgjigje për pyetjet gazetareske pas ngjarjes  për promovim të gjetjeve të  Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit të veprimit gjinor për avancimin e barazisë gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë

Deklaratë për median dhe përgjigje për pyetjet gazetareske pas ngjarjes për promovim të gjetjeve të Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit të veprimit gjinor për avancimin e barazisë gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë

Pyetje: Ju jeni komandantja supreme e parë femër dhe keni një grua që është gjithashtu në selinë tuaj si ndihmëse. Çfarë tjetër prisni të bëhet në këtë drejtim gjatë mandatit tuaj? Presidentja Siljanovska-Davkova: Siç dëgjuat nga vetëvlerësimi, jemi në rrugën e duhur....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova viziton Gostivarin

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova viziton Gostivarin

Më 19 maj, Ditën e përkujtimit të reformatorit të madh dhe themeluesit të Republikës Turke, Kemal Ataturk, si dhe Ditën e rinisë dhe sportit, të festuar nga anëtarët e komunitetit turk, Siljanovska-Davkova vizitoi Shkollën Fillore "Mustafa Kemal Ataturk" dhe shoqatën...