Presidentja Siljanovska Davkova në “Dasmën e Galiçnikut 2024”

14 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, so mori pjesë në manifestimin kulturor-skenik “Dasma e Galiçnikut”, që mbahet tradicionalisht me mbështetje nga Presidenti i shtetit.

Presidentja shprehu kënaqësinë nga vazhdimësia me të cilën promovohen me dinjitet traditat shekullore maqedonase, kultura dhe arti. Dasma e Galiçnikut si një eveniment i rëndësishëm turistik kontribuuan për ringjalljen e Rajonit të Galiçnikut dhe popullarizim të tij, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendi dhe të huaj.

Duke ua uruar martesën të rinjve të sivjetshëm, Stefana Dimitrov dhe Darijan Koçovski, Presidentja Siljanovska Davkova u dhuroi “Paftë galiçnikase” – me motive nga veshja tradicionale galiçnikase, me dëshira për dashuri, lumturi dhe bereqet në jetën e tyre të përbashkët të ardhshme.

“Jam shumë e lumturi që të rinjtë e njohin rëndësinë e asaj që është parësore dhe që është pjesë e jona dhe vazhdojnë ta ruajnë atë traditë”, tha Presidentja Siljanovska Davkova, duke uruar që ky zakon i bukur të ekzistojë përgjithmonë.

“Dasma e Galiçnikut” filloi zyrtarisht mbrëmë pas vendosjes së bajrakut të dasmës dhe aktit simbolit “të gjuajtës” me pushkë nga shtëpia e dhëndrit. Sot janë kryer zakonet tradicionale të martesës, kurse të rinjtë u kurorëzuan në katedralen “Shën. Apostujt Petar dhe Pavle”

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...