Presidentja Siljanovska Davkova në Nju-Jork u takua me përfaqësuesin e lartë në Stejt Departamentin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof

27 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e Kuvendit të 79-të të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork u takua me Aleksandar Kasanof, Zëvendësndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik dhe miqësisë me SHBA-në dhe shprehu pritjen e saj për përforcimin e mbështetjes nga Uashingtoni zyrtar për fillimin sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se është në interes të të dyja vendeve dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor që së shpejti të hapen kapitujt e parë në negociatat maqedonase me BE-në dhe se SHBA-ja do të luajë rol konstruktiv në atë proces, i cili është gjithashtu i rëndësishëm për shkak të sfidave globale të sigurisë.

Presidentja Siljanovska Davkova në këtë bisedë shprehu shpresën se Bashkimi Evropian do të fillojë t’i respektojë vendimet e veta që tregojnë se çështjet bilaterale nuk guxojnë ta bllokojnë procesin e zgjerimit.

Presidentja maqedonase e përsëriti qëndrimin se pas 16 rekomandimeve të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësimin maqedonas, BE-ja duhet të zbatojë rregullat e veta dhe të bazohet në Kriteret e Kopenhagës si kushte të vetme për hyrje në Bashkim.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Aleksandar Kasanof tha se Presidentja Siljanovska Davkova dhe qeveria në Shkup mund të konsiderojnë në mbështetjen e SHBA-së në përpjekjen për të kaluar bllokadën me të cilën po përballohet vendi në rrugën drejt BE-së.

Në takim, Kasanof shprehu mirënjohje për mbështetjen ushtarako-teknike maqedonase për Ukrainën, e cila konfirmon qëndrimin e vendit si partner kredibil i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit