Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti nxënësit  SHNK “Kongresi i Manastirit” në prag të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

21 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në prag të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, mirëpriti nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla fillore komunale “Kongresi i Manastirit” nga Shkupi.

Në këtë takim, nxënësit e njohën Presidenten Siljanovska Davkova me interesat e tyre, ambiciet personale dhe afinitetet në zhvillimin aktual arsimor, si dhe patën mundësinë që të informohen drejtpërdrejt mbi punën, si dhe mbi sfidat që dalin nga funksioni i Presidenti.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve dhe të arsimit cilësor, i cili do të prodhojë të rinj shumë të kualifikuar, ambiciozë dhe të lumtur, të cilët janë e ardhmja e çdo shteti. Në këtë drejtim, Presidentja u rekomandoi nxënësve që të besojnë në vetvete, të jenë të ndershëm dhe vetëmohues, t’i qasen me përkushtim realizimit të dëshirave dhe ëndrrave të tyre.

Në bashkëbisedimin me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Kongresi i Manastirit”, Presidentja dërgoi urime me rastin e Ditës së Alfabetit të të Gjuhës Shqipe – 22 Nëntorit, duke theksuar rolin kyç të stafit mësimor në krijimin e një cilësie, efektive dhe të një procesi frymëzues arsimor.

Nxënësit gjatë qëndrimit në Kabinet i panë sallat ku mbahen manifestimet, mbledhjet dhe ceremonitë, u njohën me funksionimin e institucionit, si dhe me kompetencat e Presidentit në sistemin shtetëror dhe politik maqedonas.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...