Bashkëbiseduesit përshëndetën hapjen e misionit diplomatik të Lituanisë në Shkup, si dhe vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për hapjen e ambasadës në Vilnius, duke pritur dialog të intensifikuar politik, bashkëpunim më të madh ekonomik dhe kulturor, si dhe marrëdhënie më të mira në përgjithësi midis dy vendeve.
Presidentja Siljanovska Davkova sheh potencial të konsiderueshëm të pashfrytëzuar për zhvillim në fushat e teknologjive të informacionit, sigurisë kibernetike, arsimit dhe inovacionit.
Në prag të Samitit të NATO-s në Ankara, Presidentja Siljanovska Davkova riafirmoi vendosmërinë e vendit, si një aleat i besueshëm në Aleancë, për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin kolektiv.
Ajo shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Lituanisë për integrimin europian të Maqedonisë, veçanërisht si pjesë e grupit “Miqtë e Zgjerimit”.
Gjithashtu, Presidentja Siljanovska Davkova pret që Lituania, si Presidenca e Këshillit të BE-së vitin e ardhshëm, të angazhohet për proces të besueshëm dhe të parashikueshëm të pranimit, duke bazuar mbi kriteret e Kopenhagës.
Për Presidentën Siljanovska Davkova, kushtëzimi dypalësh i natyrës identitare paraqet precedent i rrezikshëm që mund të jetë fatal për politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian.
Për Ministrin Budris, momenti aktual gjeopolitik imponon nevojën për zgjerim të përshpejtuar.
Ai përshëndeti arritjet tona në reformat deri më sot, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të tyre.
Për të, zgjerimi i BE-së do të jetë përparësi kryesore gjatë Presidencës së Lituanisë me Këshillin e BE-së në vitin 2027.
Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se integrimi i Ballkanit Perëndimor paraqet çështje gjeopolitike dhe sigurie me interes të veçantë europian.






