Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti nxënësit – të rinjtë me dëmtim të dëgjimit dhe të të folurit nga QSHSHAR “Partenija Zografski”

18 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti nxënësit – të rinjtë me dëmtim të dëgjimit dhe të të folurit nga Qendra shtetërore shkollore për arsim dhe rehabilitim “Partenija Zografski”, edukatorin special dhe rehabilituesin Hristina Bozhinovska Gjikova dhe Viktorija Vollak, interpretuese në gjuhën e shenjave.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova u njon me aktivitetet aktuale në këtë qendër shkollore, të cilat janë në drejtim të edukimit, arsimimit, rehabilitimit, aftësimit profesional dhe në punë të nxënësve me dëmtim të dëgjimit. Nxënësit e njohën Presidenten me aktivitetet e ndryshme jashtëshkollore në të cilat janë të përfshirë në mënyrë aktive, nëpërmjet të cilave zhvillojnë aftësitë dhe talentet e tyre në fushat që u interesojnë veçanërisht, si dhe planet e tyre për të ardhmen pas përfundimit të arsimit të mesëm.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e veprimtarisë së kësaj shkolle unike për arsimin e mesëm profesional në vend për nxënësit me dëmtim të dëgjimit, në të cilën ata aftësohen për integrim në proceset e punës, si dhe për përfshirje në arsimin e lartë. Duke shprehur mbështetjen e saj për misionin e tyre, Presidentja tha se prioriteti ynë i përbashkët duhet të jetë përparimi i të drejtave të personave me dëmtim të dëgjimit dhe të folurit me qëllim të përfshirjes më të madhe të tyre në shoqërinë maqedonase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit