Takim i Siljanovska-Davkovës me Luis Garsia Montero, drejtor i Institutit “Servantes”

24 Qershor 2026 | Kumtesat

Në prag të hapjes së mbrëmshme të manifestimit “Mbrëmjet Poetike të Strugës”, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ishte nikoqire e takimit me Luis García Montero, drejtori i Institutit “Servantes” dhe poet i shquar spanjoll, i cili ishte i shoqëruar nga Rafael Soriano Ortiz, ambasador i Spanjës në Shkup

Në cilësi të përkrahësit të festivalit, presidentja theksoi që poezia spanjolle mban një vend të veçantë në historinë e tij, duke rikujtuar pjesëmarrjen e Rafael Alberti në vitin 1978, si dhe të laureatit spanjoll Husto Horhe Padron, i cili do të mbetet në kujtesë për vargjet e tij të jashtëzakonshme kushtuar Strugës.

Siç tha presidentja, Instituti “Servantes” ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës spanjolle, ndërkaq për këtë, Luis Garsia Montero ka meritë të veçantë.

Duke theksuar rëndësinë e lidhjes dhe bashkëpunimit kulturor ndërmjet Spanjës dhe Maqedonisë, mysafiri bëri të ditur se Instituti “Servantes” ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se hapja e Institutit “Servantes” në Shkup, për realizimin e të cilit po punojnë në mënyrë aktive Montero dhe ambasadori Ortiz, do të mundësonte thellimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve.

Mysafiri shprehu përkushtimin e tij për hapjen e një Katedre të Gjuhës Spanjolle në kuadër të Fakultetit Filologjik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe për zgjerimin e përdorimit të gjuhës spanjolle në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut.

Takimi u përmbyll me shkëmbimin e dhuratave të frymëzuara nga “Don Kishoti”. Presidentja i dhuroi Monteros një monografi me piktura të Vlladimir Georgievskit, ndër të cilat edhe ato nga cikli kushtuar për “Don Kishoti”, ndërsa nga mysafiri spanjoll iu dhurua një shall i zbukuruar me ilustrime nga botimi historik i romanit të Servantesit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit