Siljanovska Davkova në Samitin e Jerevanit: Lidhshmëria e energjisë dhe infrastrukturës është çelësi për Europë të qëndrueshme dhe të sigurt

4 Maj 2026 | Kumtesat

Presidentja Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, i cili po mbahet në Jerevan të Armenisë, sot mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët me temën “Përforcimi i lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike në kontekst të tranzicionit të gjelbër”.

Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se konfliktet aktuale globale dhe turbulencat e energjisë krijojnë rreziqe serioze për stabilitetin e energjisë, me ç’rast shtetet e vogla janë veçanërisht të cenueshme.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, lidhshmëria e energjisë paraqet vetëm çështje ekonomike, por edhe përparësi kombëtare, rajonale dhe europiane e sigurisë.

Presidentja Siljanovska Davkova konsideron se pengesat më të mëdha për lidhshmërinë e energjisë në Ballkanin Perëndimor nuk janë të natyrës teknike, por politike.

Sipas saj, mosmarrëveshjet bilaterale dhe (keq)përdorimi i vetos shkaktojnë më shumë dëme në lidhshmërinë rajonale sesa çdo mungesë të infrastrukturës. “Çdo proces i ngrirë i integrimit do të thotë investimi i ngrirë dhe e ardhmja e ngrirë”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Presidentja Siljanovska Davkova konstatoi se vendet e rajonit individualisht kanë kapacitete të kufizuara, por përmes veprimit të përbashkët ato mund të bëhen partner i vlefshëm europian. Infrastruktura e përbashkët krijon interesa të ndërsjella dhe ndërvarësi të shteteve, gjë që nga ana tjetër ndikon në uljen e rrezikut të konflikteve dhe rezistencë më të madhe të palëve të treta.

Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, në vend të varësisë së përqendruar energjetike, nevojitet diversifikim përmes korridoreve të reja dhe alternative të energjisë dhe lidhjeve me burime të ndryshme, duke përfshirë edhe nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni Kaspik.

Në fjalimin e saj, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se tranzicioni i gjelbër dhe siguria energjetike janë pjesë e të njëjtit projekt strategjik dhe se burimet e energjisë së ripërtëritshme janë çelësi për pavarësi dhe stabilitet më të madh.

Me tryezën e rrumbullakët kanë kryesuar Kryeministrat e Kroacisë dhe Norvegjisë, Andrej Plenkovic dhe Jonas Gahr Storr. Në këtë diskutim morën pjesë edhe Zëvendëspresidenti i Turqisë, Kryeministrat e Belgjikës, Kanadasë, Gjeorgjisë, Sllovakisë, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, si dhe Presidenti i Komisionit Europian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...